YouVersion Logo
Search Icon

Romanë 10

10
Krie e dhjetëtë
1Vëllazër, dëshërimi i zëmërësë sime, e të luturitë që bëj te Perndia, për Israilnë është për shpëtim të ture.
2Sepse un’ ap besë mbë ta, që kanë zili për Perndinë, po jo nga njohëja.
3Sepse me të mosdijturë të drejtën’ e Perndisë, e me të kërkuarë të stisjënë të drejtën’ e ture, nuk’ u bindnë ndë të drejtë të Perndisë.
4Sepse sosëjë e nomit është Krishti, mbë të dhënë të drejtë nde cilido që beson.
5Sepse Moisiu shkroi, që ai njeri që të bëjë të drejtënë që vjen nga nomi, do të rrojë për të.
6Ma e drejta që vjen nga besa thotë kështu: Mos rri të thuaç ndë zëmërë tënde: Kush do të hipëjë ndër Qiell? Domethënë të zbresë Krishtinë?
7A kush do të zbresë ndë avis të dheut? Domethënë të ngjalljë Krishtinë nga të vdekuritë?
8Po ç’thotë karta? Ti ke me vetëhe fjalënë ndë gojë tënde, edhe ndë zëmërë tënde, këjo është fjal’ e besësë që dhidhaksjëmë navet.
9Sepse ndë mollojiç me gojë tënde Zotnë Iisunë, e të besoç që Perndia e ngjalli atë nga të vdekuritë me zëmërë tënde, do të soseç.
10Sepse me zëmërë besonetë për të drejtë, e me gojë thuhetë për të shpëtuarë.
11Sepse thotë karta: Çdo njeri që të besojë mbë të, do të mos turpëronetë.
12Sepse nukë ka të shquarë Çifutit, a Elinit. Sepse ai vetë është Zot i së gjithëvet, i pasurë për gjith’ ata që e thërresënë atë.
13Sepse cilido që të thërresë ëmërin’ e Zotit, do të shpëtojë.
14Ma qish do të thërresënë një që nukë kanë besuarë mbë të? E qish do të besojënë atë që s’kanë digjuarë? E qish do të digjojënë pa qënë dhidhahu?
15E qish do të dhidhaksjënë ndë mos qofinë dërguarë? Sikundr’ është shkruarë: Sa janë të bukura këmbët’ e ature që vangjelisjënë haberet’ e paqit, e që vangjelisjënë haberet’ e së miravet.
16Ma jo gjithë u bindnë ndë Ungjill, se thotë Isaia: Zot, cili ka besuarë atë që digjoi nga navet?
17Besa ësht’ adha nga të digjuaritë, e të digjuaritë bënetë prej fjalësë Perndisë.
18Ma thom unë: Mos nukë digjuanë? Vërtet mbë gjithë dhe u përhap zëri i ture, e fjalët’ e ture ngjera mb’anë të dheut.
19Ma thom unë: Mbase Israili nukë dijti fare gjë? I pari është Moisiu që thotë: Unë do t’u vë mbë zili me një fili që nuk’ është fili, me një fili të pamënde do t’u bëj të zëmëroni juvet.
20Isaia pa me më shumë lefteri thotë: Më gjenë ata që nukë më kërkoijnë, u dëftuaçë faqeza mb’ata që s’pietnë për mua.
21E për Israilë pa thotë: Gjithë ditënë ndënja me duar ndëjturë mbë llao që nukë bindetë, e që flet kondrë.

Currently Selected:

Romanë 10: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in