Romanë 9
9
Krie e nëntëtë
1Thom të vërtetënë mbë Krishtinë, e nukë flas rrem (sepse m’ep martiri mua fiqiri im me anë të Shënjtit Shpirt).
2Që unë kam helm të madh e shtrëngim të paçqiturë ndë zëmërë time.
3Se unë dojë të jeshë ndarë (larg) nga Krishti për vëllazër të mi, që janë nga gjaku im prej anësë kurmit.
4Që ata janë Israilit, e ature është Iothesia, edhe nderi, edhe dhjatatë, edhe takset’ e nomit, edhe të falatë, edhe të taksuratë.
5T’ature janë baballarëtë, që nga ata ësht’ edhe Krishti nga an’ e kurmit, që është mbë gjithë punëra Perndi e bekuarë ndë gjithë jetëra. Kështu qoftë!
6E nukë mund të bjerë mbë dhe fjal’ e Perndisë, sepse jo gjith’ ata që janë nga filia e Israilit, këta janë Israilit.
7As sepse janë far’ e Avraamit, janë gjithë djelmt’ e Avraamit. Po thotë: Mbë Isaaknë do të jetë fara ote.
8Domethënë, jo djelmt’ e kurmit, këta janë djelmt’ e Perndisë, po djelmt’ e të taksurit do të nëmëronenë se janë farë.
9Sepse fjal’ e së taksurësë ësht’ e tila: Do të vij mbë këtë kohë, e Sarra do të ketë djalë.
10E jo vetëmë këjo, po edhe Reveka si pat zënë mbë një stromë (di djelm) prej Isaakut babait sonë.
11Sepse pa edhe lerë ata, e pa bërë dhe as të mirë, as të lig, që të mbetetë pa luajturë skopoi i Perndisë, që është me të zgjedhurë, jo nga punëtë, po nga ai që thërret.
12Ju tha asaj, që m’i madhi do të shërbejë më të vogëlinë.
13Sikundr’ është shkruarë: Iakovnë e desha, e Isafnë e urreva.
14Ç’të thomi adha? Mos ësht’ adhiqi ndaje Perndisë? Jo, kurrë.
15Sespe ai thotë mbë Moisinë: Do të eleimonis atë që për atë kam lejmoni, e do të bëj lejmoni mb’atë që për atë do të kem lejmoni.
16Nuk’ ësht’ adha (këjo) as e atij që e do, as e atij që ecën, po e Perndisë që bën lejmoni.
17Sepse thotë karta mbë Faraonë, që për këtë punë të ngrijta ti, që të bëj të duketë fuqia ime mbë tij, e të çfaqetë ëmëri im ndë gjithë dhe.
18Ajo ka adha lejmoninë mbë cilëdo, e bën të gurëconetë cilinëdo.
19Ma do të më thuaç mua: E pse gjithënjë po qërton? Sepse kush mund të rrijë kondrë thelimësë saj?
20Ma, o njeri, cili je ti që rri e flet një për një me Perndinë? Mos do të thotë bardhaku bardhakçiut: Përse më bëre kështu?
21A s’është nd’urdhër të bardhakçiut bajta, që nga ajo lucë të bëjë një enë të nderçurë, e një enë të ndierë?
22E ndë deshi Perndia të dëfton urgjin’ e saj, e të bën që të njihej fuqia e saj, i duroi me shumë durim enët’ e urgjisë që qenë bërë për të humburë?
23E të bëjë të njihetë haxineja e nderit së saj mbë enë të lejmonisë, që i ka bërë gati për nder?
24Nevet më tepër që na ka thirrë, jo nga çifutë vetëmë, po edhe nga filit’ e tjera.
25Sikundrë thot’ ajo edhe ndë profitnë Osienë: Do të quaj llao timnë, atë që s’është llao im; e të dashurë, atë që s’ësht’ e dashurë.
26E do të gjajë, nd’atë vënd tek u është thën’ ature: Juvet s’jini llaoi im, - atje do të quhenë djelmt’ e Perndisë gjallë.
27E Isaia pa thërret për Israilnë: Ndë qoftë numeri i bijet së Israilit si rëra e detit, do të shpëtojënë ata që mbetenë.
28Sepse do të përmbëjedhë (Perndia) e do të shkurtojë llogorinë me të drejtë, sepse një fjalë të shkurtuarë do të bëjë Zoti mbi dhe.
29E sikundrë tha Isaia më përpara: Të mos paskish lënë Zoti i asqerëvet farë mbë nevet, do të jeshëm bërë si Sodhoma, e do të keshëm gjajturë si Gomorra.
30Ç’kemi më dha për të thënë? Që filit’ e tjera që s’patnë vaturë pas së drejtësë, e pushtruanë të drejtënë thom që vjen nga besa.
31Po Israili që kërkon nomn’ e së drejtësë, nuk’ arriu ndë nom të së drejtësë.
32E përse? Se nuk’ e kërkon nga besa, po sikur nga punët’ e nomit; sepse u përpoqnë ndë gur të skandalisë.
33Sikundr’ është shkruarë: Na që vë ndë Sion gur të mbodhisurit’ e gur të skandalisurit, e cilido që të besojë mb’atë, do të mos turpëronetë.
Currently Selected:
Romanë 9: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.