Romanë 8
8
Krie e tetëtë
1S’ësht’ adha ndonjë dëm ndashti për ata që janë mbë Krishtinë Iisunë, që nuk’ ecëjënë sikundr’ është kurmi, po sikundr’ është Shpirti.
2Sepse nomi i Shpirtit së jetësë mbë Krishtinë Iisunë, më lefterosi mua nga nomi i fajit edhe i vdekëjësë.
3Sespe atë që s’mund të bën nomi, sepse ish i sëmurë nga aformi e kurmit, Perndia si dërgoi bir’ e saj ndë kurm që shëmbëllen me kurm të fajit, edhe për faj, dëmëtoi fajnë mbë kurm.
4Që të paguhej e drejta e nomit mbë nevet, që nukë ecëjëmë sikundr’ është kurmi, po sikundr’ është Shpirti.
5Sepse ata që ecëjënë si do kurmi, punët’ e kurmit silloisjënë. E ata që ecëjënë si do Shpirti, silloisjënë punët’ e Shpirtit.
6Sepse atë që sillois kurmi, është vdekëjë. E atë që sillois Shpirti është jetë e paq.
7Sepse silloi e kurmit është hasmëri te Perndia, sepse nukë bindetë mbë nom të Perndisë, sepse as nukë mund.
8E ata që janë (ecëjënë) mbë kurm, nukë mundjënë të pëlqejënë Perndisë.
9Po juvet nukë jini ndë kurm, po ndë Shpirt, sepse rri Shpirti i Perndisë mbë ju. Ma nd’është ndonjë që s’ka Shpirtin’ e Krishtit, kij nuk’ ësht’ i Krishtit.
10Pa nd’është Krishti mbë juvet, kurmi vërtet ësht’ i vdekurë për aformi të fajit. Ma Shpirti rron nga an’ e së drejtësë.
11Ma nd’është që rri mbë juvet Shpirti i atij që ngjalli nga të vdekuritë Iisunë, ai që ngjalli Krishtinë nga të vdekuritë, do të ngjalljë edhe trupatë tuaj që vdesënë, me mes të Shpirtit së tij që rri mbë juvet.
12Jemi adha borçli, vëllazër, jo ndë kurm, të rrojëmë kurmërisht.
13Sepse ndë rroni kundrë kurmi, do të vdisni. Ma ndë bëfçi të vdesënë punët’ e kurmit me Shpirt, do të rroni.
14Sespe sa qivernisenë me Shpirt të Perndisë, këta janë të bijt’ e Perndisë.
15Sepse nukë kini marrë përsëri Shpirtin’ e skllavisë për frikë, po kini marrë Shpirtin’ e Iothesisë mbë bij, që me atë thërresëmë: Avva, o Tatë.
16Sespe kij Shpirti ep besë ndë Shpirt tanë, që navet jemi bijt’ e Perndisë.
17E ndë jemi djelm, jemi edhe pjesëtarë, pjesëtarë të Perndisë, e pjesëtarë bashkë me Krishtinë. Po nd’është që besojëmë me të bashkë, që edhe të lëvdonemi me të bashkë.
18Sepse unë e kam për të vërtetë që të pësuarat’ e kësaj kohet nukë barabarisenë me nder që do të çfaqetë mbë nevet.
19Sepse këjo dinia e bërë, rri ndë të ruajturë e pret të çfaquritë e bijet së Perndisë.
20Sepse diniaja e bërë është bindurë ndë prishëjë, jo me dashuri të saj, po t’atij që e ka bindurë.
21Me shpëresë, se edhe këjo dinia e bërë, do të lefterosetë nga skllavia e prishëjësë, mbë lefteri të nderit të bijet së Perndisë.
22Sepse e dimë që gjithë bashkë punët’ e bëra rëkojënë, e janë ndë të dhëmburë të pjellësë ngjera mbë sot.
23E jo këjo vetëmë, po edhe na vetë që kemi anën’ e Shpirtit, edhe na vetë rëkojëmë mbë vetëhe, tuke priturë iothesinë të bijet së Perndisë, e lefterin’ e kurmit sonë.
24Sepse ndë shpëresë jemi sosurë. E shpëresa duketë, nuk’ është shpëresë, sepse qish të shpërejë njeri, atë që sheh?
25E nd’është që shpërejmë atë që nukë shohëmë, na shpërejmë me anë të durimit.
26Kështu edhe Shpirti na ndih ndë smundëja tona, sepse nukë dimë qish ujdis ndë të luturë të kërkojmë atë që na duhetë, ma Shpirti lutetë për nevet me të rëkuarë të padigjuarë.
27E ai që ksetaks zëmëratë, njeh atë që do Shpirti kur lutetë si do Perndia për Shënjtorë.
28Navet adha e dimë që gjithë punëtë venë mirë për ata që duanë Perndinë, për ata që sikundrë qe dashuri e tij janë thirrturë.
29Sepse ata që ka njohurë më përpara (Perndia) ata i ka edhe proorisurë që të bënenë të tillëtë sikundr’ ësht’ edhe ikon’ e birit së saj, që të jetë ai prototok (i parë) ndë shumë vëllazër.
30E ata pa që ka ai proorisurë, këta i ka edhe thirrë. E ata që ka thirrë, këta i ka edhe dhiqeosurë. E ata që ka dhiqeosurë, këta i ka edhe nderuarë.
31Ç’të thomi për këto punëra? nd’është Perndia për nevet, kush do të jetë kondrë nesh?
32Ajo që nukë kurceu as bir’ e saj, po e dha atë mbë vdekëjë për gjithë navet, qish do të mos na dhërojë bashkë me të gjithë punëtë nevet?
33Kush do të bëjë kallëzim kondrë të zgjedhuret së Perndisë? Perndia është që ju ep të drejtë.
34Kush është që i dëmëton? Krishti është që vdiq, e më tepërë që u ngjall, edhe rri mb’anë të djathëtë të Perndisë, e lutetë për nevet.
35Kush do të na ndajë adha nevet nga dashuria e Krishtit? Mbase shtrëngimi, a gulçimi, a të ndjekuritë, a uja, a të sveshuritë, a të rrizikarturitë, a kordha?
36(Sikundr’ është shkruarë, që për tij vdesëmë gjithë ditënë; na kanë posi dhëntë për të therturë).
37Po ndë mes të gjithë këture na mundjëmë më shumë me anë t’atij që na deshi nevet.
38Se unë kam besë që as vdekëja, as jeta, as Ëngjëjtë, as arhitë, as fuqitë, as ato që janë ndashti, as ato që do të vijënë?
39As të lartëtë, as të poshtëtë, as ndonjë punë tjatër e bërë mund të na ndajë navet nga ajo dashuri e Perndisë, që është mbë Krishtinë Iisunë, Zotnë tënë.
Currently Selected:
Romanë 8: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.