Romanë 13
13
Krie e trembëdhjetëtë
1Çdo Shpirt le të jetë i bindurë ndënë eksusi të larta, sepse nuk’ ësht’ eksusi, përveçe prej Perndisë. E ato eksusi që janë, janë urdhëruarë nga Perndia.
2Për këtë punë, ai që rri kondrë eksusisë, rri kondrë urdhërit së Perndisë. E ata që rrinë kondrë, do të marrënë dëmn’ e ture.
3Sepse arhondëtë nukë janë frikë e punëravet së mira, po të së këqiavet. Do dha të mos keç frikë nga eksusia? Bën të mirënë, e do të keç lëvdim nga ajo.
4Sepse është shërbëtori i Perndisë mbë tij për të mirë. Ma ndë bëfç të keqenë, trëmbu; sepse s’e ka thikënë mbë të mbrazëtë, sepse është shërbëtori i Perndisë, për të marrë hakë me zëmërim mbë cilinëdo që bën të keqenë.
5Pra andaj duhetë të bindni, jo vetëmë për urgji, po edhe për fiqir.
6Sepse për këtë punë paguani ju edhe të dhënatë, sepse janë shërbëtorët’ e Perndisë, që mbë këtë punë vetë e shërbejënë.
7Epni adha mbë të gjithë ato që u doi. Atij që është për të dhënë të dhënëtë, t’i ipetë. Atij që është për frikë, frikënë. Kush është për nder, nderë.
8Le të mos u mbetetë mbë njeri borç, përveçe dashurisë njeri me jatërinë, sepse ai që do jatërinë, pagoi nomnë.
9Sepse porsia: Mos kurvëro, mos vra, mos vidh, mos apç martiri të rreme, mos dëshëroç, edhe ndonjë tjatër porsi, ndë këtë fjalë është për të rrijturë: të duaç gjitonë tënd si edhe vetëhenë tënde.
10Dashuria shokut nuk’ i bën të keqe, dashuria adha është që paguan nomnë.
11E këtë (bënieni) sepse e shihni kohënë, që erdhi sahati ndashti të ngrihemi nevet nga gjumi, sepse ndashti është më afër shpëtimi inë, se atëherë kur besuam.
12Nata shkoi e u afërua dita. Ejani të lëmë dha punët’ e errëcirësë, e të vishemi armët’ e dritësë.
13Le të ecëjëmë si ditënë me urtëci, jo mbë të ngrënë e mbë të dejtura, jo mbë kurvërira e punëra të liga, jo mbë qartë e mbë zili.
14Po të jini vëshurë me Zotnë Iisu Hristonë, e kurmnë mos e përkëdhelni, e ta bëni që të ketë dëshërime të liga.
Currently Selected:
Romanë 13: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.