Romanë 14
14
Krie e katërmbëdhjetëtë
1Atij që është i sëmurë ndë besë epni dorënë, e mos qërtoni me të kërkuara.
2Sepse një beson që ka urdhër të hajë nga të gjitha, ma ai që është i sëmurë ndë besë ha lakëra.
3Ai që ha, le të mos e shajë atë që nukë ha. E ai që s’ha, le të mos gjukojë atë ha, sepse Perndia e ka atë afër vetiut.
4Cili je ti që gjukon shërbëtuarin’ e jetërit? Ai rri dreq, a bie për Zotn’ e tij. Ma ai do të qëndrojë mbë këmbë, sepse mund Perndia ta bëjë atë të qëndrojë.
5Sepse një çquan ditë nga ditë, e tjetër i ka një gjithë ditë. Gjithëkujt le t’i mbushetë koka me mënd të tij.
6Ai që mban llogori ditësë, për Zotnë mban llogori. E ai që s’mban llogori ditësë, për Zotnë s’mban llogori. Ai që ha, për Zotnë ha, sepse i bën lëvdim Zotit. E ai që nukë ha, për Zotnë nukë ha, e lëvdon Zotnë.
7Sepse ndonjë nga nesh s’rron për vetëhe, e ndonjë s’vdes për vetëhe.
8Sepse edhe ndë rrofçim, për Zotnë rrojëmë. Edhe ndë vdekçim, për Zotnë vdesëmë. Edhe ndë rrofçim, edhe ndë vdekçim të Zotit jemi.
9Sepse Krishti për këtë vdiqi, edhe u ngjall e rron, që të urdhërojë edhe të gjallëtë edhe të vdekuritë.
10Ma ti përse gjukon vëllanë tënd? A edhe ti përse ksenderon vëllanë tënd? Sepse navet të gjithë do të dalëmë përpara fronit së Krishtit.
11Sepse është shkruarë: Rroj unë, thotë Zoti, që mbë mua do të ujnjetë çdo gju të më faletë, e gjithë gjuhëtë do të apënë llogori nde Perndia.
12Cilido nga ju adha do të apë llogori për vetëhe të tij te Perndia.
13Le të mos gjukojëmë adha më njeri-jatërinë, po më tepërë silloia juaj të jetë që të mos viri dhokan vëllait, a skandallo.
14Un’ e di, edhe kam tharosnë mbë Zotnë Iisunë, që s’është ndonjë punë e pëgërë mbë vetëhe të saj; po mb’atë që e sillois se ësht’ e pëgërë, mb’atë ësht’ e pëgërë.
15Ma nd’është që për një të ngrënë helmonetë vëllai it, ti nuk’ ecën më me dashuri. Mos duaj të dërgoç ndë prishëjë atë, që për atë vdiqi Krishti.
16Le të mos shahetë adha të mirëtë tuaj.
17Sepse mbretëri e Qiellet nuk’ është të ngrënë e të pirë, po të drejtë e paq edhe gëzim mbë Shpirtinë Shënjt.
18Sepse kush punon Krishtinë ndë këto, ësht’ i pëlqierë te Perndia, e ndë njerëz ësht’ i dhoqimasurë.
19Le të vështrojëmë adha ato që vëjejënë për paq, e ato që janë për të dërtuarë njeri-jatërinë.
20Mos duaj për një gjellë të priç punën’ e Perndisë. Gjithë punëtë me të vërteta janë të qëruara, po bën të keq njëit njeriut që e ha me skandali.
21Është mirë të mos hajë njeriu mish, a të mos pijë verë, a të mos bëjë ndonjë punë nga ato që spodhisetë, a skandalisetë, a smundetë vëllait it.
22Ti ke besë, bëje mbanë teje përpara Perndisë. Lum ai që nukë dëmëton vetëhenë mb’atë që kërkon të bëjë.
23Ma ai që bën të zgjedhurë, ndë hangrëtë, ësht’ i dëmëtuarë, sepse s’hangri me besë. E çdo punë që s’është mbë besë, është faj.
Currently Selected:
Romanë 14: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.