1
Romanë 12:2
Dhjata e Re 1827
E të mos jini të kthierë sikundrë kthenetë këjo jetë, po ktheni vetëhenë tuaj me të përtërijturë të mëndiesë suaj, që të njihni juvet cila është thelim’ e Perndisë e mira e më e pëlqiera, edhe e sosura.
Compare
Explore Romanë 12:2
2
Romanë 12:1
U lutem adha juvet, o vëllazër, për ndëjesë të Perndisë të bëni kurmetë tuaj kurban të gjallë, të Shënjtëruarë, të pëlqierë te Perndia (që është) të falturitë me mënd tuaj.
Explore Romanë 12:1
3
Romanë 12:12
Të gëzuarë ndë shpëresë, të durimçim ndë shtrëngim. Ndë të luturë të pritni.
Explore Romanë 12:12
4
Romanë 12:21
Mos duaj të mundeç nga e liga, po mund të keqenë me të mirënë.
Explore Romanë 12:21
5
Romanë 12:10
Të doi njeri-jatërinë me dashuri vëllazërisht, ndë nder të shkoi njeri-jatërinë.
Explore Romanë 12:10
6
Romanë 12:9
Dashuria le të mos jetë për faqe. Të keqenë të urreni, e të doi të mirënë.
Explore Romanë 12:9
7
Romanë 12:18
Ndë mundjëtë nga ana juaj të kini paq me gjithë njerëz.
Explore Romanë 12:18
8
Romanë 12:19
Mos e merri hakënë vetiut, vëllazër të dashurë, po mërgoni urgjinë, sepse është shkruarë: Unë do ta marr hakënë. Unë do të bëj llogori, thotë Zoti.
Explore Romanë 12:19
9
Romanë 12:11
Ndë punëra jo të mpitë, të ngrohëtë ndë Shpirt, kur të punojmë navet Zotnë.
Explore Romanë 12:11
10
Romanë 12:3
Thom adha për dhurëti, që më është dhënë, mbë sa janë ndër juvet, të mos jini më të urtë se sa duhetë të jini të urtë. Po të jini sado t’urtë, e sikundr’ është masëja e besësë, që është ndarë nga Perndia mbë cilëdo.
Explore Romanë 12:3
11
Romanë 12:17
Mos epni ndonjëit të keq për të keq. Vështroni të jini mirë përpara gjithë njerëzet.
Explore Romanë 12:17
12
Romanë 12:16
Të kini një mënd mbë njeri-jatërinë. Mos silloisni të lartatë, po të ujnji bashkë me të ujnjëritë. Mos u bëni të urtë me vetëhe tuaj.
Explore Romanë 12:16
13
Romanë 12:20
Ndë i vjen u vëllait sit, epi bukë të hajë. Ndë i vjen et, epi ujë të pijë. Sepse kur të bëç këtë, do të mbëjedhç thingjij të dhezura mbi krie të tij.
Explore Romanë 12:20
14
Romanë 12:14-15
Të bekoni ata që ju ndjekënë juvet. Bekoni, e mos mallëkoni. Të gëzoni me ata që gëzonenë, e të qai me ata që qajënë.
Explore Romanë 12:14-15
15
Romanë 12:13
Ndë hri të Shënjtorëvet të epni, fillokseninë ta ndiqni.
Explore Romanë 12:13
16
Romanë 12:4-5
Sepse sikundrë ndë një kurm kemi shumë anë, e të gjitha anëtë nukë kanë një të tillë punë. Kështu edhe navet të gjithë një kurm jemi mbë Krishtinë, e cilido prej nesh jemi krahë të njëri-jatërit.
Explore Romanë 12:4-5
Home
Bible
Plans
Videos