YouVersion Logo
Search Icon

Apolalipsi 7

7
Krie e shtatëtë
1E pastaje paçë katër Ëngjëj që rrijnë mbë të katër qoshet’ e dheut, e mbaijnë të katër erërat’ e dheut, që të mos frin erë mbi dhe, as mbë ndonjë bimë.
2E paçë tjatër Ëngjëll që hipën nga del dielli, e që kish vulën’ e Perndisë gjallë; e thërrit me zë të lartë të katër Ëngjëjet, ature që u është dhënë urdhër të dëmëtojnë dhenë edhe detinë.
3E thosh: Mos bëni të keq dheut, as detit, as lisavet, ngjera sa të vulosjëmë ropt’ e Perndisë sonë mbë ballëra të ture.
4E digjova nëmurin’ e së vulosuret: njëqind e dizet e katër mijë të vulosurë, nga çdo fili të bijet së Israilit.
5Nga fili e Iudhësë, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Ruvimit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Gadhit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë.
6Nga fili e Asirit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Nefthalimit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Manasiut, dimbëdhjetë mijë të vulosurë.
7Nga fili e Simeonit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Leviut, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Isaharit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë.
8Nga fili e Zavullonit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Iosifit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Veniaminit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë.
9Pastaj paçë, e ja një turm’ e madhe, që nukë mund ta nëmëron atë njeri, nga çdo milet, e fili, e llao, e gjuhë, që rrijnë përpara fronit e përpara qengjit, veshurë rroba të bardha, e me finiqe mbë duar të ture.
10E thërrisnë me zë të madh, e thoshnë: Shpëtimi mbë Perndinë tënë, që rri mbë fron, edhe mbë qengjnë.
11E gjithë Ëngjëjtë rrijnë rrotullë fronit, e rrotullë pleqet, e të katër kafshëvet, e ranë përmbis përpara fronit e ju falë Perndisë.
12Tuke thënë: Vërtet. Bekimi edhe lëvdimi, edhe sofia, edhe efharistia, edhe nderi, edhe të fortëtë, edhe kuveti, mbë Perndinë tënë mbë jetë të jetëvet. Ashtu qoftë!
13E u përgjegj një nga pleqtë, e më tha mua: Këta të veshuritë me rroba të bardha, cilëtë janë e ngaha erdhë?
14E ju përgjegjçë atij: Ti i di, Zot. E ai më tha mua: Këta janë ata që kanë ardhurë nga një shtrëngim i madh, e kanë larë rrobat’ e ture, e kanë cbardhurë stolit’ e ture ndë gjak të qengjit.
15Pra andaj gjëndenë përpara fronit së Perndisë, e llatrepsjënë atë dit’ e natë ndë nao të tij; e ai që rri ndë fron do të rrijë mbi ta.
16E do të mos kenë më as u, as et, edhe do të mos bjerë dielli mbi ta, as ndonjë vapë.
17Sepse qengji që gjëndetë ndë mes të fronit do të qiverrisjë ata e do t’i bjerë ata ndë kronjër t’ujëravet së gjalla, e do të thajë Perndia gjithë lotë nga sit’ e ture.

Currently Selected:

Apolalipsi 7: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in