YouVersion Logo
Search Icon

Apolalipsi 6

6
Krie e gjashtëtë
1E paçë kur hapi qengji një nga të shtatë vulatë, e digjova një nga të katër kafshëtë që thosh me zë si të gjëmimit: Eja e shih.
2E vura re e ja një kalë i bardhë; e ai që kish hipurë mbë të, mban një hark; e ju dha atij një kurorë, e dolli mundësh, për të mundurë.
3E kur hapi vulën’ e ditë, digjova kafshn’ e ditë që thosh: Eja e shih.
4E dolli tjetër kalë i kuq; e atij që qe hipurë mbë të, ju dha të ngrij paqnë nga dheu, për të therturë njeri-jatërinë, e ju dha atij një thikë e madhe.
5E kur hapi vulën’ e tretë, digjova kafshën’ e tretë që thosh: Eja e shih. E vështrova, e ja një kalë i zi, e ai që qe hipurë mbë të, kish një zigare mbë dorë të tij.
6E dëgjova një zë ndë mes të katër kafshëvet që thosh: Shiniku i grurit një dhinar, e tre shinikë elbit një dhinar; e vajtë edhe verënë mos i dëmëto.
7E kur hapi vulën’ e katërtë, digjova zën’ e kafshësë katërtë, që thosh: Eja e shih.
8E vështrova, e ja një kalë i gjelbërë, e ai që qe hipurë mbë të kish ëmërinë Mort; e vij pas si pisa; e u dha mb’ata urdhër mbi të katërtën’ e dheut të vrisnë me anë të kordhësë, e me anë të usë, e me anë të vdekëjësë, e të bishëvet së dheu(t).
9E kur hapi vulën’ e pesëtë, paçë përposh thisiastirit shpirtëret’ e ature që janë therturë për fjalë të Perndisë, e për martiri që patnë.
10E thërrisnë me zë të madh, e thoshnë: Ngjera kur, o Zoti Shënjt e i vërteti, nukë gjukon e nukë merr hakë për gjak tënë nga ata që rrinë mbi dhe?
11E u dhanë rroba të bardha mbë cilëdo asuresh, e u tha ature që të prëhenë edhe pakëzë kohë, ngjera sa të mbushetë nemuri i shokëvet së ture, edhe vëllazëret së ture, që duanë të vritenë si edhe ata.
12E paçë kur hapi vulën’ e gjashtëtë, e ja, e u bë tërmet i madh, e dielli u errëcua posi thes prej qimevet, edhe hënëza u bë posi gjak.
13E ullt’ e qiellit ranë mbë dhe, sikundrë hedh fiku i egrë fiqtë kur shkundenë ngaha er’ e keqe.
14E Qielli u përmbëjuadh posi karta që përmbëjidhetë e mbilletë, e çdo mal, e çdo nisi luajtinë nga vëndet’ e ture.
15E mbretëret’ e dheut, e të mëdhenjtë e të pasuritë, e hiliarhëtë, e të fortëtë, e çdo kopil, e çdo zot, fshehnë vetëhen’ e ture ndëpër shpella e ndëpër vëra të malevet.
16E thonë malevet e shpellavet: Biri mbi nevet, e fshihnani nevet nga faqea e atij që rri mbë fron edhe nga urgjia e qengjit.
17Sepse erdhi dita e madhe e urgjisë ti. E kush mund të rrijë kondrë?

Currently Selected:

Apolalipsi 6: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in