YouVersion Logo
Search Icon

Apolalipsi 8

8
Krie e tetëtë
1E kur hapi vulën’ e shtatë, u bë pushim ndër qiell afëro një gjusmë sahat.
2E paçë të shtatë Ëngjëjtë, që rrijnë përpara Perndisë; e u dhan’ ature shtatë zurnara.
3E erdhi tjatër Ëngjëll’, e qëndroi përpara thisiastirit, e mbaj një thimiato t’artë, e i dhan’ atij thimjamëra shumë, që të bij kurban të faluratë të gjithë shënjtorëvet mbi thisiastirio t’artë që qe përpara fronit.
4E hipi timi i thimjamëvet së falavet Shënjtorëvet, nga dor’ e Ëngjëllit përpara Perndisë.
5E mori Ëngjëlli thimjaton’ e artë, e mbushi atë nga zjari i thisiastirit, e e shtiu mbë dhe, e u bënë zënja, e brubullima, e vetëtima, e tërmet.
6E të shtatë Ëngjëjtë që kishnë të shtatë zurnatë u bënë gati për të rarë zurnavet.
7E i pari Ëngjëll’ i ra zurnasë, e u bë breshër e zjar nakatosurë me gjak; e u hodh mbë dhe; e e tret’ e lisavet u dogjnë, e gjithë bari i verdhë u dogj.
8E i diti Ëngjëll i ra zurnasë, e posi një mal i madh që digjetë me zjar u hodh ndë det; u bë e treta e detit gjak.
9E vdiqnë të tret’ e punëravet së bëra që janë ndë det, ato që kanë shpirt, edhe e tret’ e karavevet.
10E i treti Ëngjëll i ra zurnasë; e ra nga qielli ull i madh i dhezurë posi një llambadhë, e ra mbë të tretë të lumëravet, e mbë të tretë të kronjet.
11E ëmëri i ullit quhetë Apsinthio; e u bë e tret’ e ujëravet Apsinthio, e shumë njerëz vdiqnë nga ujëratë, sepse u idhëruanë.
12E i katërti Ëngjëll i ra zurnasë; e u plagosnë e treta pjesë e diellit, e e treta pjesë e hënëzësë, e e treta pjes’ e ullet, kaqë sa u err e treta e ature, e ndajë e treta e ature nukë ip dritë, ashtu edhe natësë.
13E paçë, e digjova zën’ e njëit Ëngjëllit që fluturon ndëpërmes të qiellit, e me zë të madh thosh: Ve, ve, ve mb’ata që rrinë mbi dhe nga zërat’ e tjera të zurnasë të tre Ëngjëjet që duanë të vijnë t’u bienë zurnavet.

Currently Selected:

Apolalipsi 8: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in