Ju KENI një lutje!Shembull
“Modeli i Perëndisë për lutjen personale efektive”
Lutja e Zotit janë vargjet më të njohura në Bibël. Shumica e njerëzve e kanë mësuar përmendësh Lutjen e Zotit, ose të paktën e kujtojnë sapo e dëgjojnë. Jezusi i mësoi dishepujt e tij:
“Ju, pra, lutuni kështu: “Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell. Bukën tonë të përditshme na e jep sot. Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë. Dhe mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga i ligu, sepse jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia përjetë.” Mateu 6:9-13
Edhe sot e kësaj dite, lutja e Zotit është një nga lutjet më të përsëritura. Qëllimet e Jezusit ishin përtej ofrimit të një lutje efektive për ta mësuar përmendësh, kur Ai ua dha dishepujve të tij këto fjalë të çmuara. Ai na dha një kornizë të rëndësishme ku t’i mbështesim të gjitha lutjet tona.
Mendo për një çast se çfarë priret të të kufizojë kur lutesh, ose çfarë pengesash ke për t’u lutur. Ndoshta ke prirjen që të përqëndrohesh shumë te vetja. Ndoshta shpërqendrohesh lehtë gjatë lutjes, apo të merr edhe gjumi. Këto janë probleme të zakonshme, që herë pas here i përjetojmë të gjithë.
Lutja e Zotit jep një bazë që t’i kapërcejmë këto prirje dhe pengesa, kur zbërthehet në elementët që vijojnë në pjesët e mëposhtme.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Zbulo parimet e ndërtimit të një jete lutje të fuqishme dhe efektive. Lutja –komunikimi me Perëndinë në një plan personal - është çelësi për të parë ndryshime pozitive në jetën dhe mjedisin tonë. Marrë nga libri, “Jashtë kësaj bote”: Një manual i krishterë për rritje dhe qëllim” nga David J. Swandt
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq