Ju KENI një lutje!Shembull
“Ne KEMI një lutje!”
Në shoqërinë e sotme, shumë njerëz e shohin lutjen si një mënyrë joefektive për t’u përballur me sfidat e jetës. Në fakt, disa mund të mos luten fare. Të tjerë mund të përfshihen në lutje, vetëm pasi kanë provuar çdo gjë tjetër.
Por, Perëndia asnjëherë nuk kishte si synim që, pasi të kemi shteruar të gjitha alternativat dhe burimet e tjera, jeta jonë e lutjes të ishte një shpresë fundore për të kapërcyer rastet e vështira. E vërteta është se Perëndia do që lutja të jetë qendra e jetës së çdo të krishteri: të jetë vendi i parë dhe jo i fundit ku shkojmë kur kemi nevojë. Ai dëshiron të dëgjojë nga ne gjatë gjithë ditës, çdo ditë; si në kohë mungese dhe nevoje, ashtu edhe në kohë bollëku dhe përmbushje. Ndërsa lutemi, Perëndia dëshiron të tregojë dashurinë e Tij në shumë mënyra duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me ne.
Lutja është çelësi për të parë ndryshime pozitive në jetën dhe mjedisin tonë dhe është e rëndësishme për rritjen e ecjes tonë me Perëndinë.
“Shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt.” Jakobi 5:16
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Zbulo parimet e ndërtimit të një jete lutje të fuqishme dhe efektive. Lutja –komunikimi me Perëndinë në një plan personal - është çelësi për të parë ndryshime pozitive në jetën dhe mjedisin tonë. Marrë nga libri, “Jashtë kësaj bote”: Një manual i krishterë për rritje dhe qëllim” nga David J. Swandt
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq