Ç'kemi tjetër: Versioni i StudentitShembull
Faji përballë Bindjes
Tani që do fillosh të jetosh për Perëndinë, mund të vësh re që ndihesh ndryshe pasi ke bërë diçka të gabuar. Kjo është fryma tënde që bëhet më e ndjeshme për atë që ti kupton se është e drejtë dhe e gabuar, ose e mirë dhe e keqe. Është e rëndësishme të dish se cilat ndjenja janë nga Perëndia dhe cilat ndjenja nuk janë.
Në vargjet që lexove sot, njerëzit kishin shumë përgjigje të ndryshme për Perëndinë. Pasi Adami dhe Eva mëkatuan, ata u fshehën nga Perëndia dhe e shkëputën veten prej Tij. Pasi Davidi mëkatoi, ai shkoi te Perëndia, adhuroi Perëndinë dhe i klithi Perëndisë. Adami dhe Eva u ndien fajtorë. Davidi ndjeu bindje.Ky është dallimi midis ndjenjave të fajit dhe ndjenjave të bindjes. Pasi ke bërë diçka të gabuar që e di se nuk duhet ta kishe bërë, të ndihesh fajtor do të të bëjë të përpiqesh t'i fshihesh Perëndisë dhe ta shkëputesh veten prej Tij. Ti do të thuash mendime si: “Nuk jam mjaft i mirë”, “Vetëm lëmsh i bëj gjërat”, ose “Perëndisë i vjen për të vjellë nga e gjithë kjo”. Por bindja vepron shumë ndryshe. Kur i bën gjërat lëmsh, bindja do të të afrojë te Perëndia.Faji nuk është nga Perëndia, Ai nuk dëshiron që ti të shkëputesh prej Tij. Ai dëshiron që ti të bindesh pasi i ke bërë gjërat lëmsh, gjë e cila do të të sjellë më afër Tij.

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në këtë plan themelor prej 7 ditësh do të zbulosh fjalën e Perëndisë, e cila do të të ndihmojë të kuptosh kush është Perëndia dhe se për çfarë të ka krijuar të bësh.
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: www.life.church