Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ç'kemi tjetër: Versioni i StudentitShembull

What's Next: Student Edition

DITA 4 NGA 7

Gjithë

Gjenden tre shprehje që janë përdorur për të përshkruar karakteristikat kryesore të Perëndisë. Ato fillojnë të gjitha me fjalën në anglisht 'omni', që do të thotë “gjithë”. Perëndia është i gjithëditshëm, i gjithëfuqishëm dhe i gjithëpranishëm.

Perëndia është i gjithëditshëm, që do të thotë se Ai njeh çdo gjë. Ai i njeh mendimet, motivet e tua—Ai e di më tepër se ty se për çfarë ke nevojë. Nuk ka agjë që Ai nuk mund ta kuptojë, ta marrë vesh apo për të cilën të mos jetë në dijeni. Perëndia njeh çdo gjë.

Gjithëfuqia e Perëndisë i referohet faktit që Perëndia është i plotfuqishëm. Nuk ka asgjë më të madhe apo më të fuqishme se Perëndia. Nuk ka asgjë të cilës nuk mund t'i bëjë ballë. Perëndia është mjaft i fuqishëm për t'u përballur me çdo problem në këtë botë, sikurse edhe me çdo mundim me të cilin përballesh ti. Kupto që Perëndia është më i madh se çdo gjë që je duke përjetuar ti. Nëse ndjehesh sikur nuk mund t'i bësh ballë atyre, kupto që është një Perëndi i plotfuqishëm i cili mundet.

Perëndia është i gjithëpranishëm ose kudo. Nuk ka asnjë vend ku Ai nuk është. Ai është gjithnjë kudo. Nuk ka asnjë vend ku të mos jetë prania e Tij. Sa herë që ndihesh vetëm, kupto që Perëndia është pikërisht aty me ty.
Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

What's Next: Student Edition

Në këtë plan themelor prej 7 ditësh do të zbulosh fjalën e Perëndisë, e cila do të të ndihmojë të kuptosh kush është Perëndia dhe se për çfarë të ka krijuar të bësh.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: www.life.church