Ç'kemi tjetër: Versioni i StudentitShembull
Perëndia i zbuluar
Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të shohësh Perëndinë, por kur je i vëmendshëm dhe e hedh vështrimin tek Ai, do të shohësh që Ai e zbulon veten në shumë mënyra të ndryshme.
Një mënyrë që Perëndia e zbulon veten është përmes krijimit, siç përmendet në Romakëve 1:20. Vështro se sa mbresëlënse është bota - malet madhështorë, oqeanet e pafund. Ka bukuri kudo përreth nesh. Kjo është shenja e Perëndisë--gjurmët e Tij.
Një mënyrë tjetër që Perëndia e zbulon veten është përmes ndërgjegjes sonë. Romakëve 2:15 përmend që në të gjithë kemi një njohje të brendshme të natyrshme të asaj që është e drejtë dhe e gabuar -- ai zëri në mendjet ose zemrat tona që ne zgjedhim ta dëgjojmë ose jo. Kjo është udhëheqja e Perëndisë në jetët tona.
Perëndia e zbulon veten edhe përmes dërgimit të birit të Tij Jezus për ne. Jezusi thotë në Gjoni 14:9 se kushdo që e ka parë Atë (Jezusin), ka parë Atin. Jezusi është shëmbëlltyra e Perëndisë së padukshëm dhe ne mund ta njohim Perëndinë përmes Atij.
Fjala e Perëndisë është një mënyrë tjetër e fuqishme me anë të së cilës mund të njohim Perëndinë. Bibla zbulon kush është Perëndia dhe se si bashkëvepron Ai te njerëzimi. Përmes shkrimit shohim karakterin e Perëndisë dhe shpalosjen e historisë së Tij madhështore gjatë kohës.
Pra, si po ta zbulon Perëndia Veten e Tij në këtë kohë? Kushtoji vëmendje kësaj jave të gjitha provave të Perëndisë dhe se si e zbulon Ai Veten përreth teje dhe përmes jetës tënde.

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në këtë plan themelor prej 7 ditësh do të zbulosh fjalën e Perëndisë, e cila do të të ndihmojë të kuptosh kush është Perëndia dhe se për çfarë të ka krijuar të bësh.
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: www.life.church