Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Drejtim HyjnorShembull

Divine Direction

DITA 6 NGA 7

Lidhu

Kur kuptova se unë isha bërë për të shërbyer jo vetëm në kishë, por edhe për t'i shërbyer të tjerëve ashtu si kishës, lidhja me njerëzit u bë thelbësore. Nuk mund të shërbesh pa u lidhur. Dhe me ata të cilit lidhesh, do të ndryshojë tregimet që do të tregosh nesër. Kjo ka qenë e vërtetë gjatë gjithë historisë. Merr në konsideratë vetëm njeriun që shkroi më shumë se një të tretën e Testamentit të Ri, apostullin Pal.

Pali nuk ishte gjithmonë një i Krishterë. Para se të ishte ndjekës i Jezusit, ai ishte Sauli nga një qytet i quajtur Tarsus, një djalë i zemëruar që persekutonte dhe vriste të Krishterët. Nëse nuk të pëlqejnë ndjekësit e Jezusit, do të kishte pëlqyer shumë Sauli. Por pasi mori jetën e atyre që besuan se Jezusi u ringjall prej së vdekurish, Pali u bë vetë njëri prej tyre.

Transformimi i tij ishte aq i madh, aq rrënjësor, aq jetë-ndryshues sa Sauli (i cili u quajt Pal) menjëherë dëshironte t'u tregonte të tjerëve për Jezusin. Problemi ishte se asnjë i Krishterë nuk i besonte atij dhe për arsye të dukshme.

Libri i Veprave e tregon thjesht:Si arriti në Jeruzalem, [Sauli] u përpoq të bashkohej me dishepujt, por të gjithë kishin frikë nga ai, sepse nuk mund të besonin se ai ishte dishepull.Veprat 9:26 ALBB. Nuk mund t'i fajësosh dishepujt për skepticizmin e tyre. Nuk do të doja që personi që vriste të Krishterët muajin e kaluar, të drejtonte studimin tim të Biblës! Do të doje ti?

Pali kishte një problem. Atij i mungonte besueshmëria me të Krishterët e tjerë. Kështu që Pali iu afrua kujtdo që dëshironte t'i jepte atij një shans për të ndarë pasionin e tij të ri. Vendimi i Palit për t'u lidhur nuk ndryshoi thjesht historinë e tij; ajo ndryshoi historinë. E sheh, Pali ishte një mik larg nga ndryshimi i rrjedhës së fatit të tij. Dhe ai mik ishte një person me emrin Barnabas.

Ti mund të jesh një miqësi larg ndryshimit të historisë tënde.

Sot do të lexosh kur Barnabas rrezikoi të merrte Palin te apostujt, të cilët ishin udhëheqësit e njerëzve që Pali kishte provuar të vriste në jetën e tij të mëparshme. Çfarë ndodhi? Miku i ri i Palit, Barnaba, vuri në rrezik reputacionin e tij për Palin. Dhe për shkak të Barnabës, dishepujt e tjerë i dhanë një mundësi Palit. Pjesa tjetër është histori. Ti mund të jesh një miqësi larg ndryshimit të historisë tënde.

Ti je një mik larg nga një martesë më e mirë. Ti je një rrëfim larg nga kapërcimi i një varësie. Ti je një bisedë larg nga të qënit në formë më të mirë. Ti je një këshilltar larg nga të kuptuarit e dhuntive të tua dhe të bëhesh një udhëheqës më i mirë.

Pyet veten: Çfarë duhet të bëj për t'u lidhur me njerëzit e duhur? A ka ndonjë person nga i cili duhet të shkëputem?

Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Divine Direction

Çdo ditë, ne bëjmë zgjedhje që i japin formë historisë së jetës tonë. Si do të ishte jeta jote sikur të bëheshe një ekspert në bërjen e këtyre zgjedhjeve? Në Planin Biblik të Drejtimit Hyjnor, autor i bestsellerit të New York Times dhe Pastor prej disa vitesh i Life.Church, Craig Groeschel, të inkurajon me shtatë parime nga libri i tij me të njëjtin titull Drejtimi Hyjnor, për të të ndihmuar të gjesh mençurinë e Zotit për vendimet e tua të përditshme. Zbulo drejtimin shpirtëror që të duhet për të jetuar një histori që nderon Perëndinë dhe që do të doje të tregoje me dëshirë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Pastor Craig Groeschel dhe Life.Church që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: http://craiggroeschel.com/