Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Drejtim HyjnorShembull

Divine Direction

DITA 4 NGA 7

Shko

A ndjen diçka të re që po ndodh në jetën tënde? A dëshiron diçka ndryshe? Edhe nëse nuk e ndjen tani, është gjithmonë një ide e mirë ta mbash zemrën tënde të përgatitur për ndryshime, sepse është një garanci.

Kemi folur rreth fillimit, ndalimit, dheqëndrimit. Ndonjëherë vendimi më i mirë që mund të marrësh për të gjetur drejtimin e Zotit është tëshkosh.

Shpesh jemi thirrur të mbajmë pozicionin tonë kur presioni rritet, por shumë herë duhet të rrezikojmë. A ndihesh i shqetësuar atje ku je? Zoti mund të ketë mbjellë një dëshirë hyjnore tek ti, për t'i shërbyer Atij në ndonjë mënyrë befasuese. Ndoshta Ai të frymëzon me anë të një grupi të veçantë njerëzish, me një ide, një problem ose një vend. Ndoshta Ai po të thërret që të shkosh. Ndiq intuitën tënde dhe shiko se ku të shpie. Përqafo aventurën. Mënyra më e mirë për të bërë një hap drejt besimit, është të kesh një fillim të mbarë.

Është një histori e shkëlqyeshme në Testamentin e Vjetër për Abramin dhe Sarain, (që më vonë u quajtën Abraham dhe Sarah), që ilustron fjalën "shko" në mënyrë të përsosur. Te Zanafilla 12, Perëndia i foli Abramit. Në atë kohë, Abrami jetonte në një qytet të quajtur Haran, por ai ishte nga një qytet i quajtur Ur i Kaldeasve. Në qytetin e lindjes së Abramit, njerëzit, adhuruan një perëndi të hënës së rreme, të quajtur Nanar.

Ajo që është domethënëse është se Zoti i vetëm i vërtetë, zgjodhi t'i zbulohet Abramit. Zoti i dha Abramit një urdhër shumë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë: largohu nga gjithçka që ke njohur ndonjëherë. Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd dhe shko në vendin që do të të tregoj” Zanafilla 12:1

Largohu dhe shko.

Për të përparuar drejt fatit tënd, ty mund të duhet të largohesh nga siguria jote.

Për të shkuar diku tjetër, të duhet të largohesh nga aty ku je. Të duhet të lësh atë që është e njohur, atë që është e rehatshme, atë që është e parashikueshme dhe atë që është e lehtë. Për të përparuar drejt fatit tënd, ty mund të duhet të largohesh nga siguria jote.

Kush e di se ku do ta shpjerë Perëndia historinë tënde, nëse e lejon Atë ta bëjë? Një ditë, mbas shumë vitesh, do të shohësh pas në jetën tënde dhe do të shohësh të gjithë historinë. Si do jetë? "Ndjeva që Zoti po më thërriste, por kisha frikë, kështu që nuk bëra asgjë." Apo do të kesh një aventurë të mbushur me besim për të treguar? Ndryshimi është nëse do të lëvizësh apo jo kur Zoti të thotë: "Shko".

Pyet veten: Nga çfarë po më thërret Zoti të largohem? Ku po më thërret Ai të shkoj?

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Divine Direction

Çdo ditë, ne bëjmë zgjedhje që i japin formë historisë së jetës tonë. Si do të ishte jeta jote sikur të bëheshe një ekspert në bërjen e këtyre zgjedhjeve? Në Planin Biblik të Drejtimit Hyjnor, autor i bestsellerit të New York Times dhe Pastor prej disa vitesh i Life.Church, Craig Groeschel, të inkurajon me shtatë parime nga libri i tij me të njëjtin titull Drejtimi Hyjnor, për të të ndihmuar të gjesh mençurinë e Zotit për vendimet e tua të përditshme. Zbulo drejtimin shpirtëror që të duhet për të jetuar një histori që nderon Perëndinë dhe që do të doje të tregoje me dëshirë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Pastor Craig Groeschel dhe Life.Church që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: http://craiggroeschel.com/