Drejtim HyjnorShembull
Fillo
Çdo ditë bëjmë zgjedhje që i japin formë historisë të jetës sonë. Si do të ishte jeta jote nëse do lejoje që parimet hyjnore të udhëhiqnin ato zgjedhje? Gjatë javës tjetër, ne do të fillojmë të eksplorojmë shtatë parime nga libri im Drejtimi Hyjnor për të ndihmuar të gjesh urtësinë e Zotit për vendimet e tua të përditshme.
Nëse dikush do të kërkonte të tregoje historinë e jetës tënde, çfarë do të thoje?
Mund të fillosh me vendin ku ke lindur dhe si je rritur. Mund të përmendësh dashurinë tënde të parë. Ndoshta do të flasësh për ndryshimin e madh që bëri familja jote ose kur u nise për në universitet. Nëse je i/e martuar, mund të përshkruash se si u njohe me bashkëshortin/en tënde. Nëse nuk je i /e martuar, mund të përshkruash pse. Nëse je prind, mund të përzgjedhësh disa foto në telefon dhe të tregosh familjen tënde. Ose ndoshta do përshkruash rrugën e karrierës tënde. Çfarë ka brenda historisë tënde?
Shumica prej nesh kemi kapituj që preferojmë të mos i ndajmë me askënd. Ndoshta ke përfunduar diku ku nuk ke dashur kurrë të jesh. Nuk do të doje të kishe bërë këtë gabim të madh, por e ke bërë. Ke marrë vendime që të çuan më larg sesa kishe menduar të shkoje. Ke bërë disa gjëra, që të kanë kushtuar më shumë sesa kishe menduar ndonjëherë se do të duhej të paguaje. Ke lënduar njerëz. Ke bërë kompromis me vlerat e tua. Ke thyer premtime. Ke bërë gjëra për të cilat ndihesh sikur nuk mund t'i zhbësh.
Historia jote nuk ka mbaruar. Nuk është tepër vonë për të ndryshuar historinë që do të tregosh një ditë.
Ka një lajm të mirë: historia jote nuk ka mbaruar. Nuk është vonë për të ndryshuar historinë që do të tregosh një ditë. Pavarësisht nga ato që ke bërë (ose nuk ke bërë), e ardhmja jote është e pashkruar. Ti ke më shumë fitore për të fituar, më shumë miq për të takuar, një ndryshim më shumë për të bërë, më shumë mirësi nga Zoti për të përjetuar. Nëse të pëlqen apo jo komploti deri më tani, me ndihmën e Zotit, mund ta shndërrosh historinë tënde në një histori të cilën e ndan me të tjerët me krenari.
Këtu është një mënyrë për të ndryshuar historinë tënde: fillodiçka të re.
Pavarësisht se sa i pasigurt, i frikësuar ose i mbërthyer mund të ndihesh tani, historia jote vazhdon edhe sot. Çfarë do të fillosh sot? Të lutesh çdo ditë me bashkëshortin? Të lexosh një Plan Biblik YouVersion çdo ditë? Të shkosh në këshillime për t'u marrë me një çështje të pazgjidhur? Të jetosh me një bujari më të madhe? Të shërbesh në kishën ose komunitetin tënd? Tani është koha e duhur për ta mbajtur shënim. Hap shënimet dhe regjistro mendimet e tua. Mos u mendo gjatë. Por merr një moment për ta hedhur atë në letër. Vetëm një fjali ose dy.
Pyet veten: Çfarë duhet të filloj të bëj për të lëvizur në drejtim të historisë së jetës që dua të tregoj?
Mëso më shumë rreth librit tim, Drejtimi Hyjnor .
Ky Plan Biblik është përshtatur nga libri, Drejtimi Hyjnor, me lejen e Zondervan. Përmbajtja është ndryshuar për ta përmbledhur.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Çdo ditë, ne bëjmë zgjedhje që i japin formë historisë së jetës tonë. Si do të ishte jeta jote sikur të bëheshe një ekspert në bërjen e këtyre zgjedhjeve? Në Planin Biblik të Drejtimit Hyjnor, autor i bestsellerit të New York Times dhe Pastor prej disa vitesh i Life.Church, Craig Groeschel, të inkurajon me shtatë parime nga libri i tij me të njëjtin titull Drejtimi Hyjnor, për të të ndihmuar të gjesh mençurinë e Zotit për vendimet e tua të përditshme. Zbulo drejtimin shpirtëror që të duhet për të jetuar një histori që nderon Perëndinë dhe që do të doje të tregoje me dëshirë.
More