Solid Joys ShqipShembull

10 rezultatet e ringjalljes
“Në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, i kotë është besimi juaj; ju jeni ende në mëkatet tuaja.” (1 e Korintasve 15:17)
Dhjetë gjëra të mahnitshme që i kemi për shkak të ringjalljes së Jezusit:
1) Një Shpëtimtar që nuk mund të vdesë më dhe një herë. “Duke ditur se Krishti, që u ringjall prej së vdekurish, nuk vdes më” (Romakëve 6:9).
2) Pendimi. “Perëndia i etërve tanë e ringjalli Jezusin, të cilin ju e vratë, duke e varur në dru. Atë Perëndia e lartësoi me të djathtën e vet dhe e bëri princ dhe shpëtimtar për t’i dhënë Izraelit pendim” (Veprat 5:31).
3) Lindja e re. “Qoftë bekuar Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, i cili sipas mëshirës së tij të shumtë na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të ngjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish” (1 e Pjetrit 1:3).
4) Falja e mëkateve. “Në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, i kotë është besimi juaj; ju jeni ende në mëkatet tuaja” (1 e Korintasve 15:17).
5) Fryma e Shenjtë. “Këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë! Ai, pra, duke qenë i ngritur në të djathtë të Perëndisë dhe duke marrë nga Ati premtimin e Frymës së Shenjtë, derdhi atë që ju tani shihni e dëgjoni” (Veprat 2:32-33).
6) Nuk ka më asnjë dënim për të zgjedhurit. “Kush është ai që do t’i dënojë? Krishti është ai që vdiq, por për më tepër ai edhe u ringjall; ai është në të djathtë të Perëndisë dhe ai ndërmjetëson për ne” (Romakëve 8:34).
7) Miqësia dhe mbrojtja personale e Jezusit. “Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës” (Mateu 28:20).
8) Dëshmia e gjykimit të ardhshëm. “Sepse ai ka caktuar një ditë në të cilën do të gjykojë me drejtësi botën me anë të një burri të cilin ai e ka caktuar; dhe për këtë u ka dhënë të gjithëve një provë të sigurt, duke e ringjallur prej së vdekurish” (Veprat 17:31).
9) Shpëtimi nga zemërimi i ardhshëm Perëndisë. “Për të pritur prej qiejve Birin e tij, të cilin ai e ngjalli prej së vdekurish, Jezusin, që na shpëton nga zemërimi që po vjen” (1 e Thesalonikasve 1:10; Romakëve 5:10).
10) Ringjallja jonë prej së vdekurish. “Duke ditur se ai që ringjalli Zotin Jezus, do të na ringjallë edhe ne nëpërmjet Jezusit, dhe do të na paraqesë bashkë me ju” (2 e Korintasve 4:14; Romakëve 6:4, 8:11; 1 e Korintasve 6:14, 15:20).
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione