Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Të Dëgjosh Nga Perëndia Çdo MëngjesShembull

Të Dëgjosh Nga Perëndia Çdo Mëngjes

DITA 6 NGA 14

Perëndia Do Të Përtërijë Shpirtin Tënd

Ai ma përtërin shpirtin, (PSALMI 23:3)

Për një periudhë kohe në jetën time, qortoja gjithçka që nuk doja, sepse mendoja se duhet të ishte nga djalli. Unë them që e qortoja derisa "qortuesi" im u lodh plotësisht. Por pastaj zbulova se shumë nga ato që po përpiqesha të qortoja ishin nga Perëndia. Shumë nga gjërat që nuk më pëlqenin ose nuk i dëshiroja ishin gjëra që Perëndia i kishte lejuar për rritjen dhe zhvillimin tim.

Shkruesi i Hebrenjve tha që ne duhet t’i dorëzohemi displinës së Perëndisë. Ai na qorton vetëm sepse na do. Mos u mundoni t'i rezistoni asaj që Perëndia synon të përdorë për të mirën tuaj. Kërkojini Zotit të bëjë një punë të thellë dhe të plotë në ju, në mënyrë që të jeni gjithçka që Ai dëshiron të jeni, të bëni gjithçka që Ai dëshiron që ju të bëni dhe të keni gjithçka që Ai dëshiron që ju të keni. Gjatë viteve të mia të rezistimit ndaj gjithçkaje që ishte e dhimbshme ose e vështirë, e vërteta e thjeshtë është se unë nuk u rrita shpirtërisht. Vazhdoja të lëvizja rreth e rreth të njëjtave male të vjetra (probleme). Më në fund, kuptova që po përpiqesha të shmangia dhimbjen, por gjithsesi kisha dhimbje. Dhimbja për të qëndruar ashtu siç jemi është shumë më e keqe sesa dhimbja e ndryshimit.

Personaliteti ynë është shpirti ynë ( mendja, vullneti, dhe emocionet), por shpesh ai është plagosur nga përvojat tona në botë. Perëndia premton të përtërijë shpirtrat tanë nëse do të bashkëpunojmë me punën e Frymës së Shenjtë në ne. Unë kisha një shpirt të thyer, që nuk kishte paqe ose gëzim, por Perëndia më ka bërë të plotë dhe Ai dëshiron të bëjë të njëjtën gjë për ty.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Hape shpirtin tënd ndaj Perëndisë dhe kërkoi Atij të shërojë çdo plagë dhe shenjë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Të Dëgjosh Nga Perëndia Çdo Mëngjes

Këto devocine ofrojnë kujtesa fuqizuese për t'ju frymëzuar dhe ndihmuar që ta bëni kohën me Perëndinë përparësinë tuaj kryesore dhe të ruani marrëdhëniet tuaja, ndërkohë që kaloni më shumë kohë personale me Perëndinë.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Joyce Meyer Ministries për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/