Të Dëgjosh Nga Perëndia Çdo MëngjesShembull
![Të Dëgjosh Nga Perëndia Çdo Mëngjes](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F31142%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Lavdëro Në Mënyrën Tënde Në Praninë E Perëndisë
Hyni në portat e tij me falënderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij. (PSALMI 100:4)
Ka disa mënyra për ta bërë veten të disponueshëm për të dëgjuar zërin e Perëndisë dhe njëra prej tyre është të hyjmë në lavdërim dhe adhurim plot respekt dhe me gjithë zemër. Zoti kënaqet të shfaqë praninë dhe fuqinë e Tij tek njerëzit që vërtet e lavdërojnë dhe e adhurojnë Atë. Dhe kur prania dhe fuqia e Tij vijnë, ne dëgjojmë zërin e Tij, shohim mrekulli, njerëzit shërohen, jeta ndryshon dhe transformimi ndodh nga brenda jashtë.
A nuk është kjo pjesë e asaj që ti dëshiron në marrëdhënien tënde me Perëndinë? Kur ti i flet Atij dhe dëgjon zërin e Tij, a nuk po lutesh kryesisht sepse dëshironndryshim ose transformim në ndonjë fushë të jetës tënde? Nëse po i kërkon Zotit të sigurojë një punë të re, ky është ndryshim. Nëse po lutesh për një person të dashur që të vijë në njohjen e Zotit, ky është ndryshim. Nëse po i kërkon Perëndisë të të zbulohet më shumë dhe të të ndihmojë të rritesh në pjekurinë frymërore, ky është ndryshim. Nësepo lutesh për një adoleshent që të lerë drogën, ky është ndryshim. Nëse po i kërkon Perëndisë të të ndihmojë të mos humbasësh lehtësisht durimin tënd, ky është ndryshim.
Për çfarëdo gjëje të lutesh, një nga mënyrat më të mira t’ia nisur është lavdërimi dhe adhurimi. Ato do ta mbajnë zemrën tënde në vendin e duhur para Perëndisë dhe do të hapin rrugën që të dëgjosh zërin e Zotit dhe të shohësh ndryshimin të ndodhë.
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kur duhet të dëgjosh zërin e Perëndisë, lavdëroje dhe adhuroje Atë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![Të Dëgjosh Nga Perëndia Çdo Mëngjes](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F31142%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Këto devocine ofrojnë kujtesa fuqizuese për t'ju frymëzuar dhe ndihmuar që ta bëni kohën me Perëndinë përparësinë tuaj kryesore dhe të ruani marrëdhëniet tuaja, ndërkohë që kaloni më shumë kohë personale me Perëndinë.
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Joyce Meyer Ministries për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/