Të Dëgjosh Nga Perëndia Çdo MëngjesShembull
Perëndia Flet Përmes Dhuntive Dhe Aftësive
Zemra e njeriut llogarit rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij. (FJALËT E URTA 16:9)
Njerëzit shpesh pyesin, Çfarë supozohet të bëj me jetën time? Cili është qëllimi që unë jam gjallë? A ka Perëndia një plan për mua? Një mënyrë se si Perëndia i përgjigjet këtyre pyetjeve është përmes dhuntive tona natyrore dhe aftësive. Ai na drejton ne për të kuptuar qëllimin tonë përmes aftësive dhe talenteve që Ai na jep.
Një talent i dhënë nga Perëndia, ose siç ne e quajmë “një dhunti” është diçka që ne mund ta bëjmë me lehtësi, diçka që vjen natyrshëm. Për shembull, shumë artistë të mëdhenj dinë të vënë së bashku format dhe ngjyrat, kështu që ata kënaqen me pikturën, skalitjen ose projektimin e ndërtesave. Shumë kompozitorë dëgjojnë muzikë në kokën e tyre, dhe ata thjesht i shkruajnë këto melodi dhe/ose tekste për të bërë muzikë të bukur. Disa njerëz kanë aftësi natyrore për të organizuar ose administruar, ndërsa të tjerët janë të talentuar si këshilltarë, duke ndihmuar njerëzit të rregullojnë jetën dhe marrëdhëniet e tyre. Pavarësisht se cilat janë talentet tona, ne marrim kënaqësi të madhe nga bërja e asaj që natyrshëm jemi të mirë për të bërë.
Nëse nuk jeni të sigurt për qëllimin tuaj në jetë, thjesht bëni atë gjë për të cilën jeni të mirë dhe pastaj shikoni Perëndinë të konfirmojë zgjedhjet tuaja duke bekuar përpjekjet tuaja. Mos e kaloni jetën duke u përpjekur të bëni atë që nuk jeni të talentuar për të bërë. Kur njerëzit punojnë në punë ku nuk janë të talentuar, ata janë të mjerë - dhe kështu janë të gjithë rreth tyre. Por kur njerëzit janë në vendet e tyre të duhura, ata do të shkëlqejnë në punët e tyre dhe do të jenë një bekim për punëdhënësit dhe kolegët e tyre.
Nëse bëjmë atë gjë për të cilën jemi të mirë, do të ndiejmë vajosjen (praninë dhe fuqinë) e Zotit në përpjekjet tona. Ne do ta dimë se jemi duke vepruar në dhuntitë tona dhe se ky veprim nderon Perëndinë dhe u shërben jetës të tjerëve. Zoti na flet përmes kësaj vajosje, duke na dhënë paqen dhe gëzimin të dimë se po përmbushim planin e Tij për jetën tonë.
FJALA E PËRËNDISË PËR SOT: Bëj atë gjë që bën mirë - është dhuntia e Perëndisë për ty.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Këto devocine ofrojnë kujtesa fuqizuese për t'ju frymëzuar dhe ndihmuar që ta bëni kohën me Perëndinë përparësinë tuaj kryesore dhe të ruani marrëdhëniet tuaja, ndërkohë që kaloni më shumë kohë personale me Perëndinë.
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Joyce Meyer Ministries për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/