Të Dëgjosh Nga Perëndia Çdo MëngjesShembull
Reagimi i Parë
O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; (PSALMI 63:1)
Ndonjëherë çuditem sa gjatë luftojmë në një situatë përpara se të mendojmë të flasim me Perëndinë për të dhe të dëgjojmë zërin e Tij. Ne ankohemi për problemet tona; shfryjmë; murmurisim; i tregojmë miqve tanë; flasim sa si dëshirojmë që Perëndia të bëjë diçka për këtë. Ne luftojmë me situatat në mendjet tona dhe në emocionet tona, ndërsa shpesh nuk arrijmë të përfitojmë nga zgjidhja më e thjeshtë që ekziston: lutja. Por më keq se kaq, ne atëherë bëjmë ndoshta deklaratën më qesharake të njohur për njeriun: "Epo, mendoj se gjithçka që mund të bëj është të lutem". Jam e sigurt që e keni dëgjuar më parë dhe mbase edhe e keni thënë. Të e gjithë kemi bërë. Ne të gjithë jemi fajtorë për trajtimin e lutjes si një përpjekje të fundit dhe thënie të tilla si: “Epo, asgjë tjetër nuk po funksionon, kështu që mbase duhet të lutemi”. A e dini se çfarë më thotë kjo? Më tregon se ne me të vërtetë nuk besojmë në fuqinë e lutjes ashtu siç duhet. Ne kemi barra që nuk kemi nevojë t’i mbajmë - dhe jeta është shumë më e vështirë sesa duhet të jetë - sepse nuk e kuptojmë se sa e fuqishme është lutja. Nëse do ta bënim, do të flisnim me Zotin dhe do të dëgjonim atë që Ai thotë për gjithçka, jo si një mundësi e fundit, por si një reagim i parë.
FJALA E PERËNDISË PËR SOT:Le të jetë lutja reagimi juaj i parë, jo mundësia juaj e fundit.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Këto devocine ofrojnë kujtesa fuqizuese për t'ju frymëzuar dhe ndihmuar që ta bëni kohën me Perëndinë përparësinë tuaj kryesore dhe të ruani marrëdhëniet tuaja, ndërkohë që kaloni më shumë kohë personale me Perëndinë.
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Joyce Meyer Ministries për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/