Të Dëgjosh Nga Perëndia Çdo MëngjesShembull
Ndihma Është Këtu
Dhe unë do t’i lutem Atit dhe ai do t’ju japë një Ngushëllues tjetër (Këshillues, Ndihmues, Ndërmjetësues, Avokat, Forcues dhe I Gatshëm), që do të qëndrojë përgjithmonë me ju, - (GJONI 14:16)
Shumë njerëz e kanë pranuar Jezusin si Shpëtimtar dhe Zot. Ata do të shkojnë në qiell, por kurrë nuk arrijnë kapacitetin e plotë të Frymës së Shenjtë që është i disponueshëm për ta ose të përjetojnë suksesin e vërtetë që Perëndia dëshiron që ata të gëzojnë në Tokë. E thënë më thjeshtë, shumë do të jenë në rrugën e tyre drejt qiellit, por nuk do ta shijojnë udhëtimin.
Ne shpesh shohim ata që kanë pasuri, pozitë, pushtet dhe i konsiderojmë ata “të suksesshëm.” Por shumë njerëz të cilët konsiderohen si të suksesshëm kanë mungesë paqeje, gëzimi, kënaqësie, dhe bekime të tjera të vërteta. Njerëz të tillë nuk kanë mësuar kurrë të varen plotësisht në fuqinë e Frymës së Shenjtë.
Njerëzit që janë të vetë-mjaftueshëm shpesh mendojnë që varësia tek Perëndia është nje shenjë dobësie. Por e vërteta është që duke qëndruar në Frymën e Shenjtë, ata mund të përmbushin shumë më tepër në jetën e tyre sesa arrijnë duke punuar me forcat e tyre.
Perëndia na ka krijuar në një mënyrë të tillë që megjithëse kemi pika të forta, kemi gjithashtu edhe dobësi dhe kemi nevojë për ndihmën e Tij. Ne e dimë se Ai dëshiron të na ndihmojësepse Ai dërgoi një Ndihmues Hyjnor, Frymën e Shenjtë, që jeton brenda nesh.
Ne shpesh luftojmë kotësisht sepse nuk e pranojnë ndihmën që na është vënë në dispozicion. Unë ju inkurajoj të vareni tek Ai, jo tek forcat tuaja. Çfarë do gjëje me të cilën po përballeni, nuk keni pse shkoni përmes saj vetëm.
FJALA E PËRËNDISË PËR SOT: Dita jote më e keqe me Perëndinë do të jetë më e mirë se sa dita jote më e mirë pa Të. Fryma e Shenjtë është këtu për të folur me ty dhe për të të ndihmuar në çdo mënyrë ku ti ke nevojë sot.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Këto devocine ofrojnë kujtesa fuqizuese për t'ju frymëzuar dhe ndihmuar që ta bëni kohën me Perëndinë përparësinë tuaj kryesore dhe të ruani marrëdhëniet tuaja, ndërkohë që kaloni më shumë kohë personale me Perëndinë.
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Joyce Meyer Ministries për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/