Bibla Është e GjallëShembull
Bibla Sjell Shpresë
Gana* ishte një myslimane e përkushtuar derisa zbuloi fuqinë jetë-ndryshuese të Jezusit në vitin 2016. Por pasi u konvertua në të krishterë, ajo u braktis, u përjashtua dhe u refuzua nga komuniteti dhe familja e saj. Në një moment, fëmijët e saj u morën prej saj dhe u dërguan në një vend tjetër.
Edhe pse Gana refuzoi të heqë dorë nga Jezusi, ajo e gjeti veten pa një sistem mbështetës të fortë për ta ndihmuar të rritej në besimin e saj. E vetmuar dhe e dëshpëruar, ajo madje mendoi të bënte vetëvrasje. Por si përfundim ajo takoi dikë që i shkarkoi YouVersion në telefonin e saj.
Në fillim Gana nuk ishte e interesuar, por më vonë ajo filloi të lexojë Vargun e Ditës në agim, me qëllimin për të medituar në kuptimin dhe ta përdorte si një udhëzues për ditën e saj. Dhe me kalimin e kohës, ndodhi diçka e papritur...
“Vargjet u bënë të gjalla dhe banuan brenda meje. Ato më mësuan se si të sillesha me njerëzit në mënyrë të shëndetshme dhe më ndihmuan të shërohesha nga depresioni. Edhe pse isha e braktisur, gjeja inkurajim sa herë që e lexoja. Sa herë që lexoj Vargun e Ditës, më ngre lart dhe më jep shpresë në një mënyrë të veçantë. Është sikur Zoti po më flet gjithmonë drejtpërdrejt përmes vargjeve. ”
Gana tani kërkon mundësi për të shpërndarë Vargun e Ditës kudo që shkon. Ajo poston vargje në internet për të inkurajuar komunitetin e saj, dhe flet për Shkrimet e Shenjta në punë me kolegët dhe klientët e saj.
Historia e saj është vetëm një shembull se çfarë Fjala e Perëndisë mund të bëjë në të gjithë ne. Situatat mund të ndryshojnë, emocionet mund të luhaten, njerëzit mund të na zhgënjejnë ose të na braktisin - por Fjala e Perëndisë qëndron përgjithmonë. Dhe për shkak të kësaj, ne mund të përjetojmë paqe dhe shpresë që kapërcen kushtet tona. Sepse kur lejojmë Fjalën e Perëndisë në zemrat tona, ajo do të mbetet aty.
Sot, kërkoi Zotit të sjellë në jetë Fjalën e Tij tek ti me anë të kësaj lutje:
Zot, Ti më ke bërë dhe Ti më njeh. Vetëm ti ke fuqinë të ndryshosh jetën time. Kështu që sot unë po të kërkoj që ta ndërthurësh jetën time me Fjalën Tënde. Pavarësisht se me çfarë përballem, më jep guximin t'i qëndroj besnik Fjalës Tënde, në mënyrë që të shpall të vërtetën dhe dashurinë Tënde për njerëzit që ke vendosur në jetën time. Bëj që rrënjët e besimit tim të rriten thellë ndërsa unë afrohem me Ty. Në emrin e Jezusit, Amen.
*Emri është ndryshuar për të mbrojtur identitetin e personit.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Që nga fillimi i kohërave, Fjala e Perëndisë ka restauruar në mënyrë të vazhdueshme zemra dhe mendje—dhe Perëndia ende nuk ka mbaruar. Në këtë plan të veçantë 7-ditor, le të festojmë fuqinë jetë-ndryshuese të Shkrimit duke parë më nga afër se si Zoti është duke përdorur Biblën për të ndikuar në histori dhe për të ndryshuar jetë në të gjithë botën.
More