Bibla Është e GjallëShembull
Bibla Transformon Kombet
Është fillimi i viteve 1800. Një djalë 12-vjeçar Nigerian dhe familja e tij rrëmbehen nga shtëpia e tyre dhe detyrohen të hipin në një anije Portugeze për skllevër që po shkon në Amerikë. Por, para se anija të ketë shans për të lënë bregdetin Afrikan, ajo ndalohet dhe kontrollohet nga një patrullë kundër skllavërisë dhe trafikantët arrestohen. Djali dhe familja e tij çlirohen dhe dërgohen në Sierra Leone. Këtu ai zbulon fuqinë e Biblës.
Pasi u bë i krishterë, Samuel Ajayi Crowther filloi të mësonte gjuhë të shumta dhe të shkonte në udhëtime misionare në vendet pranë Sierra Leone. Por gjatë gjithë kësaj kohe, ai po studionte Biblën në anglisht sepse nuk ekzistonte në yoruba - gjuhën e tij Nigeriane.
Kjo do të thoshte se njerëzit në Nigeri që nuk flisnin anglisht, nuk kishin mundësi të lexonin Fjalën e Perëndisë. Kështu Ajaji ndihmoi në krijimin e një sistemi gramatikor të shkruar për yorubishten dhe më pas përktheu Biblën në atë gjuhë.
Pasi mbaroi Biblën në yorubisht, ai vazhdoi të përkthente Shkrimin në gjuhë të tjera Nigeriane, në mënyrë që më shumë njerëz të zbulonin ndryshimin e jetës që ai kishte përjetuar.
Crowther u zgjodh më vonë "Peshkopi i Nigerit" nga kisha Anglikane, duke u bërë peshkopi i parë anglikan i zi. Dhe sot, Kisha Anglikane e Nigerisë, është provinca e dytë më e madhe Anglikane me mbi 18 milionë anëtarë të pagëzuar.
I njëjti Perëndi që punoi përmes Crowther, gjithashtu dëshiron të punojë përmes teje për të ndikuar në botë përmes Fjalës së Tij. Ka njerëz që presin të transformohen nga Bibla që vetëm ti ke mundësi për t'i arritur.
Kështu që sot, kërkoi Zotit të të zbulojë rolin që mund të luash në historinë që Ai po tregon, dhe shiko se si Ai bën më shumë në jetën tënde sesa mund të kërkosh, mendosh apo imagjinosh.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Që nga fillimi i kohërave, Fjala e Perëndisë ka restauruar në mënyrë të vazhdueshme zemra dhe mendje—dhe Perëndia ende nuk ka mbaruar. Në këtë plan të veçantë 7-ditor, le të festojmë fuqinë jetë-ndryshuese të Shkrimit duke parë më nga afër se si Zoti është duke përdorur Biblën për të ndikuar në histori dhe për të ndryshuar jetë në të gjithë botën.
More