Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Dashuro Si Jezusi Shembull

Love Like Jesus

DITA 8 NGA 13

Të Jesh Një Mik

Kisha një kolege pune të re kohë më parë, që dëshironte shumë të bëhej mikesha ime. Në vend që ta mirëprisja atë në ekipin tonë, unë nuk isha shumë e mirë ndaj saj. Në fakt, kishte raste kur isha pa hezitim e ligë. Ne dilnim herë pas here, por vetëm kur të ishte e përshtatshme për mua.

Kaluan disa muaj dhe babai im u diagnostikua me kancer. Nuk kaloi shumë dhe u gjenda në një ambjent spitali, gjatë ditëve të fundit të jetës së tij. Kjo mikeshë, të cilës nuk i kisha dhënë aspak respekt dhe vëmendje, jo thjesht që u lut për mua, gjatë kësaj periudhe të tmerrshme. Por, ajo qëndroi në telefon me mua çdo natë, derisa unë lodhesha aq shumë, sa t’më zinte gjumi. Ajo më gatoi vaktin tim të preferuar, para se të hipja në aeroplan. Ajo organizoi të më dërgonte një pako, bashkë me të gjithë kolegët e tjerë. Dhe kur u ktheva në punë, ajo ishte gjithmonë e disponueshme për të folur dhe për të qarë bashkë me mua, sa herë që unë kisha nevojë.

Ajo ishte një mikeshë për mua, përpara se unë ta dija, që do kisha nevojë për një të tillë. Ajo u kujdes për mua, kur unë nuk u kujdesa për të. Ajo më deshi, kur nuk isha shumë e dashur.

Mendoja se e dija, se çfarë ishte dashuria e pakushtëzuar. Mendoja se e kuptoja se si Jezusi na do. Rezultati doli, që nuk kisha kuptuar asgjë dhe që isha vërtet në gabim. Për disa arsye, mendoja se ne e kishim fituar dashurinë e pakushtëzuar. Për shembull, ne fillojmë t'i duam njerëzit me kusht dhe nëse kjo shkon mirë, atëherë ndoshta, mund të kthehet në dashuri të pakushtëzuar. Por kjo nuk është mënyra se si Zoti, na do. Ai vdiq për ne, ndërsa ne ishim ende mëkatarë. Jezusi më sheh si të denjë për dashuri, edhe kur unë me të vërtetë, nuk e meritoj atë. Ai më deshi mua pa kushte që nga fillimi, dhe kjo është mënyra se si Ai na thërret të duam të tjerët.

Ajo mikeshë më do, ashtu si Jezusi do. Dhe unë dua të dua në këtë mënyrë.

Sam Simala
Life.Church Wichita

Dita 7Dita 9

Rreth këtij plani

Love Like Jesus

Si mund të mësojmë të jetojmë si Jezusi nëse së pari nuk duam si Ai? Lexoni së bashku me stafin e Life.Church dhe bashkëshortët ndërsa ritregojnë përvojat dhe Shkrimet që i frymëzojnë të jetojnë plotësisht dhe të Duan Si Jezusi.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.life.church