Dashuro Si Jezusi Shembull
Ashtu si Krishti e do Kishën (pjesa 1)
Si një vajzë e vogël, unë ëndërroja për dasmën time - nga torta, tek fustani, madje edhe burrin me të cilin do të martohesha. Kur ëndërron se si do të jetë dita jote e veçantë, nuk mendon kurrë për sprovat që do të vijnë pas asaj dite.
Para se të lindja, mamaja ime u diagnostikua me një rast të rëndë të artritit. Çdo ditë ishte një luftë për të. Babai im zgjodhi ta donte dhe t'i shërbente asaj çdo ditë. Disa ditë ishte thjesht gatimi i mëngjesit ose ndihma për të lidhur këpucët. Pavarësisht nga detyra, babai im e donte nënën time. Shumë vite më vonë, pashë babanë tim duke i shërbyer nënës time në një mënyrë të re kur ajo u diagnostikua me Limfoma Hodgkin. Babai im i kaloi ditët e tij duke e dashur, duke i shërbyer dhe duke u lutur për të. Unë kurrë nuk e kisha parë babanë tim kaq të rraskapitur fizikisht dhe shpirtërisht, por ai vazhdoi. Ky ishte angazhimi i tij ndaj Krishtit, si dhe nënës sime.
Menjëherë pasi burri im dhe unë u martuam, u përballëm me sprova intime që nuk duhej të përballonte asnjë martesë. Një aktivitet që dikur na sillte gëzim tani solli dhimbje dhe lot. Çdo herë, unë qaja deri sa më zinte gjumi. Dhimbja, mungesa e intimitetit, dhe ndjenja se isha një dështim si grua, krijuan një çarje midis nesh.
Këto ishin ditë të vështira që u kthyen në vite, që asnjëri prej nesh, nuk ishte i sigurt nëse do të mbaronte ndonjëherë. Burri im qëndroi pranë meje. Ai la mënjanë çdo ndjenjë të lënduar dhe zgjodhi të më donte atje ku isha. Ai më deshi me dhimbje dhe lot. Sot, ai ende më do. Njerëzit thonë se vajzat kërkojnë burra që shfaqin të njëjtin lloj cilësish si baballarët e tyre. Sot më shumë se kurrë, jam mirënjohëse që gjeta një shok shpirtëror që dashuron si babai im dhe që dashuron si Jezusi.
Shelley Martin
Ekipi IT i Life.Church
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Si mund të mësojmë të jetojmë si Jezusi nëse së pari nuk duam si Ai? Lexoni së bashku me stafin e Life.Church dhe bashkëshortët ndërsa ritregojnë përvojat dhe Shkrimet që i frymëzojnë të jetojnë plotësisht dhe të Duan Si Jezusi.
More