Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Një Kthesë Mbrapsht nga Problemet EmocionaleShembull

A U-Turn From Emotional Issues

DITA 3 NGA 3

Një nga fortesat emocionale kryesore, me të cilën njerëzit përballen sot, njihet si varësia e tepruar emocionale dhe psikologjike tek një person tjetër. Ka terma të tjerë që e zgjerojnë këtë fortesë, përtej një marrëdhënieje të vetme—ato terma do të ishin, varësia për të kënaqur njerëzit dhe varësia ndaj mediave sociale. Por, si fillim, le të shohim varësinë emocionale tek një person tjetër.

Varësia emocionale dhe psikologjike tek një person tjetër, është një mekanizëm përballimi (një lloj forme e një fortese emocionale) që mundëson një person të merret—megjithëse në mënyrë të gabuar—me mungesën e diçkaje, që ai ose ajo mund të ndjejë. Ndoshta ka një mungesë të vetë-vlerësimit dhe vetë-besimit ose ndjenja të forta të refuzimit. Pavarësisht nga kjo, kjo lloj varësie përfshin përdorimin e një personi ose disa personave, për të ndrequr atë çfarë është e thyer. Unë e quaj këtë, të kesh një “fortesë njerëzish”.

Perëndia është i Vetmi që ka fuqi dhe aftësi t'i plotësojë nevojat tona. Problemi krijohet, kur ne insistojmë të shkojmë tek të tjerët, para se të shkojmë tek Ai. Gjatë gjithë Fjalës së Tij, ne shohim se si Perëndia i përdor njerëzit në jetët e të tjerëve. Sidoqoftë, nuk lexojmë kurrë që Perëndia kënaqet, kur ne lejojmë njerëzit dhe gjërat e tjera, të zenë vendin e Tij. Në fakt, e kundërta është e vërtetë; ne kemi krijuar nje idhull emocional. Edhe një varësi ndaj mediave sociale, mund të futet në kategorinë e idhujtarisë emocionale.

Ekziston një ndryshim shumë i vogël, midis shijimit të disa marrëdhënieve, apo përfitimit të lidhjeve nga mediat sociale dhe degradimit të marrëdhënieve emocionale apo krahasimeve. Njerëzit dhe marrëdhëniet janë një dhuratë, që ne duhet ti shijojmë. Por gjithashtu duhet të kemi kujdes, që të mos i lejojmë emocionet të kthehen në një fortesë depresioni, vetmie, zilie, dyshimi apo frike.

Ti duhet t’i kujtosh vetes, se në Krishtin, ke gjithçka që të nevojitet. Nuk ke nevojë të mbahesh, në diçka nga ndonjë person tjetër, për të të bërë të ndihesh i plotësuar.

Në çfarë ose tek kush po mbështetesh, për të gjetur kuptimin e vetëvlerësimit tënd?

Shpresojmë që ky plan të ka inkurajuar. Për më tepër informacion rreth shërbesës, kliko këtu.

Dita 2

Rreth këtij plani

A U-Turn From Emotional Issues

Kur jeta jote nuk përputhet me Fjalën e Perëndisë, me siguri që do të përjetosh pasoja të dhimbshme. Kur emocionet e tua turbullohen dhe fillojnë të përcaktojnë mirëqënien tënde, ka mundësi ta gjesh veten të mbyllur në burgjet e vetëkrijuara, nga të cilat mund të jetë e vështirë të shpëtosh. Duhet të gjesh ekuilibrin e duhur dhe të mësosh të besosh në Perëndinë. Lejo që Tony Evans të të tregojë rrugën drejt lirisë emocionale.

More

Dëshirojmë të falenderojmë The Urban Alternative (Tony Evans), që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tonyevans.org/