Një Kthesë Mbrapsht nga Problemet EmocionaleShembull
Emocionet janë për shpirtin, siç janë shqisat për trupin. Ato zbulojnë mënyrën, se si ndjehemi për rrethanat e jetës. Njerëzit, të cilët kanë shkuar në drejtimin e gabuar me emocionet e tyre, mundohen të mbijetojnë dhe mund të ndihen të pafuqishëm, të pashpresë dhe të padenjë.
Një fortesë emocionale, nuk i referohet faktit, që ndonjëherë do të kesh ndonjë ditë të keqe. Por i referohet atyre rrethanave, kur nuk mund të shkundësh bllokimin negativ që ka kapluar jetën tënde, që shkakton dekurajim të pakontrolluar, depresion, dhe hidhërim.
Në vend që të bësh, atë që bëjnë shumica e njerëzve (që është të përpiqesh të mohosh ose shtypësh fortesat emocionale nëpërmjet ilaçeve, argëtimit, seksit, apo shpenzimit), unë dua të të ndihmoj të zbulosh rrënjën e asaj që po kalon, në mënyrë që ta kapërcesh atë. E vërteta është, se Perëndia nuk të krijoi ty, që të mbash fortesa emocionale për pesë, njëzet, apo dyzet vite, apo për çdo lloj afati tjetër kohor.
Përkundrazi, Perëndia të ka premtuar një jetë të plotë në Krishtin. Jezusi tha, "Unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk." (Gjoni 10:10b). Ai nuk të thirri, që të jetosh çdo ditë i mundur. Ai dëshiron që ti të dish dhe të besosh, se Ai është i Vetmi që ka në kontroll të gjitha gjërat, dhe se Ai po e vëzhgon jetën tënde në tërësi. Nëse nuk je duke e përjetuar, jetën me bollëk që Krishti jep lirshëm, ka ardhur koha të bësh një “kthesë-mbrapsht”. Kthehu tek Perëndia dhe kërkoi Atij, të të zbulojë zonat ku të mungon besimi dhe ku ka zënë vend një fortesë emocionale. Ai dëshiron të të ndihmojë të mësosh si të shohësh përtej hidhërimit tënd—ta shohësh jetën tënde nga këndvështrimi i Tij. Ai mund të bëjë një mrekulli, me atë që mund të duket si një rrëmujë e vërtetë.
A ke emocione që duket se kanë një efekt mbytës në jetën tënde? A je gati t'ia dorëzosh ato Perëndisë?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Kur jeta jote nuk përputhet me Fjalën e Perëndisë, me siguri që do të përjetosh pasoja të dhimbshme. Kur emocionet e tua turbullohen dhe fillojnë të përcaktojnë mirëqënien tënde, ka mundësi ta gjesh veten të mbyllur në burgjet e vetëkrijuara, nga të cilat mund të jetë e vështirë të shpëtosh. Duhet të gjesh ekuilibrin e duhur dhe të mësosh të besosh në Perëndinë. Lejo që Tony Evans të të tregojë rrugën drejt lirisë emocionale.
More