Një Kthesë Mbrapsht nga Problemet EmocionaleShembull
Më lejo të të kujtoj, një të vërtetë shumë të rëndësishme rreth emocioneve: ato nuk kanë intelekt.
Ato nuk mendojnë. Ato thjesht përgjigjen. Emocionet duhet të huazojnë mendime, në mënyrë që të stimulojnë ndjenjat. Prandaj, kushdo ose çfarëdo që i kontrollon mendimet e tua, kontrollon se si ndjehesh. Emocionet e tua janë të themeluara dhe drejtohen nga mënyra se si ti mendon, për rrethanat në jetën tënde. Kështu që, nëse dëshiron të kesh kontroll mbi emocionet e tua dhe të kapërcesh fortesat emocionale në jetën tënde, ti duhet të kontrollosh mendimet e tua.
Kur i përputh mendimet e tua me të vërtetën e Perëndisë, ti do të çlirohesh.
Hidh një sy në pasqyrë. Personi që po sheh ka qënë i bashkë-kryqëzuar, bashkë-varrosur, dhe i bashkë-ringjallur me Krishtin. Në sytë e Perëndisë, kur Jezusi vdiq para dy mijë vjetësh, kështu bëre dhe ti. Kur Ai u varros, edhe ti u shtrive në varr me Të. Kur Ai u ringjall sërish, edhe ti u ringjalle gjithashtu. Edhe pse, ti mund ta kesh pranuar Krishtin për vetëm një kohë të shkurtër, Perëndia mori atë që i ndodhi Jezusit para shumë vitesh dhe e bëri pjesë të realitetit tënd shpirtëror.
Satani është një mjeshtër, në mbjelljen e mendimeve në mendjen tënde dhe të bën të mendosh se ato janë të tuat. Ndoshta e degjon atë duke thënë diçka të tillë, "Unë s'mund ta kapërcej vetëvlerësimin e ulët dhe kurthin e krahasimit. S'mund të çlirohem nga kjo skllavëri emocionale. S'mund t'u rezistoj këtyre zakoneve të vjetra të rënies në depresion." Ai mund të t’i thotë këto gjëra, ose ti mund t'ja thuash edhe vetes, por në mënyrë që ti kapërcesh ato, duhet të ndalosh së besuari gënjeshtrat. Të gjitha këto deklarata, mund të kenë qënë të vërteta kur personi yti vjetërishte ende gjallë, por ai person vdiq në kryq bashkë me Krishtin. Ti je një krijesë plotësisht e re (2 e Korintasve 5:17).
Çfarë gënjeshtrash je duke besuar për veten tënde?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Kur jeta jote nuk përputhet me Fjalën e Perëndisë, me siguri që do të përjetosh pasoja të dhimbshme. Kur emocionet e tua turbullohen dhe fillojnë të përcaktojnë mirëqënien tënde, ka mundësi ta gjesh veten të mbyllur në burgjet e vetëkrijuara, nga të cilat mund të jetë e vështirë të shpëtosh. Duhet të gjesh ekuilibrin e duhur dhe të mësosh të besosh në Perëndinë. Lejo që Tony Evans të të tregojë rrugën drejt lirisë emocionale.
More