EmocionetShembull
Jezusi u Zemërua me të Drejtë
A lejohen të Krishterët të zemërohen? Ndoshta e ke menduar këtë—veçanërisht pasi temperamenti yt po fillonte të shpërthente. Por zemërimi në vetvete është rrallë problemi. Reagimet tona ndaj zemërimit, janë ato që mund të na fusin në telashe.
Vetë Jezusi u zemërua. Pra, të jesh i zemëruar nuk është gabim—veçanërisht nëse zemërohesh për diçka që thyen zemrën e Zotit. Kur keqtrajtohemi—ose kur dikush që duam keqtrajtohet—zemërimi është një përgjigje e natyrshme.
Zoti është një Zot i drejtë, dhe edhe pse Ai është i ngadalshëm në zemërim, Ai përsëri zemërohet.
Në fakt, Jezusi shpesh shfaqte zemërim të drejtë. Tek Mateu 21, ne e shohim Atë që "përmbysi" tryezat, në kuptimin e drejtëpërdrejtë të fjalës, pasi njerëzit kishin filluar të abuzonin me tempullin, duke e trajtuar si një vend për të tregtuar dhe shitur kafshë për flijime. Dhe zemërimi i Jezusit ishte i justifikuar. Kur i shohim njerëzit duke i bërë padrejtësi të tjerëve, duhet të ndihemi të zemëruar me të drejtë dhe duhet të bëjmë diçka për këtë.
Kjo nuk do të thotë që ne kërkojmë hakmarrje. Kjo nuk do të thotë që ne të sillemi, pa kujdes ose pa dashuri. Do të thotë se kur shohim padrejtësi, kjo duhet të na tërbojë dhe të na thyejë zemrat.
Shpesh, gjërat për të cilat ne zemërohemi zbulojnë atë që na intereson. Ndoshta nëse shikon fëmijët që rriten pa familje, kjo të zemëron me të drejtë, kështu që vendos të fillosh të strehosh ose t'i shërbesh familjeve strehuese. Ndoshta nuk mund ta durosh që disa njerëz, nuk kanë mundësi të lexojnë Biblën në gjuhën e tyre, kështu që ti dhuron për të mbështetur shpenzimet për përkthimin e Biblës. Çfarë është ajo që të zemëron me të drejtë?
Jezusi përmbysi tavolinat për të prishur korrupsionin. Ai rikuperoi dhe restauroi tempullin e Zotit për të nderuar Zotin. Zemërimi i tij tërhoqi veprime, që i sollën lavdi Perëndisë. Prandaj, në zemërimin tënd, mos mëkato. Por ngrihu në këmbë për atë që është e drejtë.
Është në rregull të jesh i zemëruar. Por kur të jemi të zemëruar, le ta ftojmë Zotin në atë situatë. Ndoshta ka diçka që duhet të ndryshojë, kështu që ne e mbështesim kauzën. Ndoshta është një shenjë që ne jemi thirrur të jemi pjesë e zgjidhjes, kështu që ne gjejmë mënyra për të ndihmuar dhe mbështetur. Pavarësisht se çfarë, ne duhet të shkojmë tek Zoti dhe të pyesim atë, se cili është hapi ynë i rradhës dhe çfarë mund të mësojmë nga zemërimi ynë.
Lutu: Zot, faleminderit që na tregove se si duhet të duket, të jesh i zemëruar me të drejtë. Më zbulo çdo gjë në këtë botë, për të cilën Ti dëshiron që unë të zemërohem me të drejtë dhe më trego hapin tim të rradhës për të sjellë drejtësi. Më ndihmo të mos mëkatoj në zemërimin tim, por të vij tek Ti me përulësi. Dorëzoj çdo zemërim të padrejtë që jam duke mbajtur tek Ti. Në emër të Jezusit, amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Shumica prej nesh përpiqet të shmangë ose të injorojë emocionet. Ne madje mund të pyesim nëse besimi dhe ndjenjat tona janë armiq. Por gjatë kohës së Tij në tokë, Jezusi i përjetoi thellë emocionet. Ai nuk ishte shumë larg nga ne. Ai është me ne—madje edhe në emocionet tona. Në këtë Plan Biblik 7-ditor nga Pastor Craig Groeschel të serisë Emocionet, do të shohim se si Jezusi jetoi, për të zbuluar se si ndjenjat tona mund të rrisin besimin tonë.
More