Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

EmocionetShembull

Emotions

DITA 1 NGA 7

Ndjenjat e Tua Mund të Ushqejnë Besimin Tënd

A je ndjerë ndonjëherë, sikur ndjenjat e tua, të ishin në kundërshtim me besimin tënd? Ndoshta je një ndjekës i Jezusit, por një nga miqtë e tu, vazhdon të postojë gjëra në rrjetet sociale që të bëjnë të humbësh kontrollin. Ndoshta e ke gjetur veten, duke u bërtitur fëmijëve të tu ose pjestarëve të familjes. Apo ndoshta nuk mund ta shmangësh ankthin, për disa pasiguri që po kalon.

Të gjithë e kemi kaluar këtë. Të gjithë jemi përballur me emocione jo të këndshme, që na bëjnë të pyesim veten, pse besimi ynë është kaq delikat.

Por çfarë do të ndodhte, nëse ndjenjat dhe besimi ynë, të mos ishin në luftë me njëra-tjetrën? Po sikur ndjenjat tona, në të vërtetë, të mund të ushqejnë besimin tonë?

Jezusi erdhi si një prej nesh. Ai ishte plotësisht njeri dhe plotësisht Perëndi. Ai përjetoi çdo emocion që edhe ne përjetojmë, megjithatë Ai nuk mëkatoi. Emocionet nuk janë problemi—zakonisht është përgjigja jonë ndaj tyre, që mund të bëhet problematike.

Kështu që, edhe pse do të dëshironim të fshihnim emocionet tona, të harrojmë që ato ekzistojnë ose t'i mpijmë me një sasi të madhe me akullore—është e rëndësishme të kujtojmë, që Perëndia i krijoi emocionet tona. Ai krijoi një lidhje me ne, që të jemi në gjendje të mendojmë dhe të ndiejmë.

Në fakt, ne e shohim Jezusin gjatë gjithë Shkrimit që zemërohet, mërzitet, irritohet dhe përjeton kaq shumë emocione të tjera. Dhe në çdo emocion, ne e vëmë re që Ai lidhet më ngushtë me Atin e Tij.

Tek Mateu 26:37-39, ne e shohim Jezusin të shqetësuar dhe në ankth, për kryqëzimin e Tij që po afronte. E megjithatë, në mes të dhimbjes së Tij, Ai i lutet Atit që vullneti i Zotit të bëhet.

Ky është sekreti. Jezusi nuk e injoroi dhimbjen e Tij dhe Ai nuk e injoron tonën. Në vend të kësaj, Ai premtoi të ishte me ne në të. Kështu që ndjenjat tona mund të ushqejnë besimin tonë, por vetëm kur ato na dërgojnë të vrapojmë tek Ati.

Thjesht shiko se çfarë thotë Jezusi tek Gjoni 16:20, kur Ai u tregon dishepujve se çfarë do të ndodhë me Të:

“Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them se do të qani dhe do të vajtoni por bota do të gëzohet. Ju do të hidhëroheni, por hidhërimi juaj do të kthehet në gëzim."Gjoni 16:20

Jezusi e dinte qëllimin e dhimbjes së Tij, por Ai nuk e zvogëloi pikëllimin e dishepujve gjatë procesit. Jezusi e pranoi që ata do të qanin, do të vajtonin dhe do të trishtoheshin, për atë që do të ndodhte. Ai nuk u tha atyre "ta kapërcenin atë" ose "të duronin pavarësisht vështirësisë" ose "ta injoronin atë". Ai në të vërtetë tha se pikëllimi kthehet në gëzim.

Të kesh ndjenja nuk është dështim. Ato janë një kujtesë për të shkuar tek Ati. Kështu që gjatë ditëve të ardhshme, ne do të flasim për mënyrën se si Jezusi iu përgjigj disa prej ndjenjave të Tij, ndërsa Ai ishte këtu në tokë dhe se si kjo u jep informacion veprimeve tona sot.

Lutu: Zot, faleminderit që krijove një lidhje me mua me anë të emocioneve. Kurdoherë që ndihem i zemëruar, i frikësuar, i irrituar, i trishtuar, i lumtur apo çfarëdo emocioni tjetër të ndjej, më ndihmo të vij duke vrapuar tek Ti. Sot jam ndjerë ____, por e di që ti je me mua në atë ndjenjë. Më trego çfarë dëshiron të më mësosh, përmes kësaj ndjenje dhe më ndihmo të përgjigjem në një mënyrë, që të nderon Ty dhe të tjerët. Në emër të Jezusit, amen.

Dita 2

Rreth këtij plani

Emotions

Shumica prej nesh përpiqet të shmangë ose të injorojë emocionet. Ne madje mund të pyesim nëse besimi dhe ndjenjat tona janë armiq. Por gjatë kohës së Tij në tokë, Jezusi i përjetoi thellë emocionet. Ai nuk ishte shumë larg nga ne. Ai është me ne—madje edhe në emocionet tona. Në këtë Plan Biblik 7-ditor nga Pastor Craig Groeschel të serisë Emocionet, do të shohim se si Jezusi jetoi, për të zbuluar se si ndjenjat tona mund të rrisin besimin tonë.

More

Dëshirojmë të falenderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, të lutem vizito: https://www.life.church/