EmocionetShembull
Jezusi Qau
A je lënduar ndonjëherë aq shumë, sa që asnjë fjalë nuk mund të të ndihmonte? Ndoshta ke përjetuar dhimbje dhe pikëllim të paimagjinueshëm. Apo ndoshta po përpiqesh të ngushëllosh dikë tjetër. Por në ato momente, të rralla janë fjalët e duhura që rregullojnë zemrat tona të thyera. Zakonisht, është dikush që rri me ne në dhimbjen tonë, që bën ndryshimin.
Dhe kjo është arsyeja, pse vetëm dy fjalë, përbëjnë një nga vargjet më të fuqishme në të gjithë Shkrimin:
Jezusi qau.Gjoni 11:35
Vetë Jezusi përjetoi dhimbje, humbje, pikëllim dhe trishtim. Dhe edhe pse Jezusi e dinte, se si do të mbaronte historia, Ai përsëri qau në mes të saj.
Le të bëjmë një hap mbrapa dhe të marrim një kontekst për këtë histori të mrekullueshme. Jezusi dëgjon për një nga miqtë e tij të dashur, Llazarin, që është i sëmurë. Jezusi shpall që sëmundja e tij, nuk do të përfundojë me vdekje. Por ndërsa ai sëmuret edhe më shumë, Jezusi nuk shkon që ta shërojë atë.
Ecim pak përpara në historinë tonë, Jezusi e di se Llazari ka vdekur dhe Ai udhëton për ta vizituar atë dhe familjen e tij. Jezusi flet me të dy motrat e Llazarit dhe i sheh ato duke qarë. Si u përgjigj Ai?
Ai nuk e zvogëlon dhimbjen e tyre. Ai nuk ofron përgjigje të thjeshta ose fjali të përsosura me një rresht. Ai është me ta, dhe Ai qan.
Menjëherë pas kësaj, Jezusi ringjall Llazarin nga vdekja me një mrekulli të pabesueshme, duke paralajmëruar vetë ringjalljen e Tij, që do të na jepte të gjithëve mundësinë të jemi miq me Perëndinë.
Ringjallja e Llazarit, është një mrekulli, që na kujton se Zoti mund të ringjallë zhgënjimin, pikëllimin dhe dhimbjen tonë. Ai mund të marrë atë që është humbur dhe ta bëjë përsëri të plotë. Por shumë prej nesh, jetojnë më shpesh në mes të historisë. Ne kemi ngecur para mrekullisë—duke jetuar në pritje.
Historia e Llazarit, na jep shpresë jo vetëm sepse ka një fund të lumtur, por sepse, ne i shërbejmë një Zoti që është me ne, në çdo fazë të historisë. Zoti qëndron pranë atyre që e kanë zemrën të thyer. Kur ne qajmë, Jezusi është me ne. Ai na kupton. Ai na sheh dhe na takon në dhimbjen dhe zhgënjimin tonë.
Emocionet tona janë një dhuratë nga Zoti, për të na kujtuar që të qëndrojmë afër Zotit. Pra, kur përjetojmë trishtim, nuk duhet ta lëmë dhimbjen mënjanë. Edhe pse e dimë se si përfundon historia, është në rregull të qash në mes të saj, sepse e qara mund të jetë akoma adhurim kur ne e ftojmë Zotin në të.
Lutu:Jezus, faleminderit që më tregove se si mund të eci përmes dhimbjes. Faleminderit që ishe me mua në qarje, në pritje dhe në adhurim. Unë të ftoj në të gjithë dhimbjen time të tanishme. Më ndihmo të mos e shpërfill hidhërimin tim, por të provoj gëzimin Tënd edhe në mes të tij. Unë të jap Ty gjithçka. Në emër të Jezusit, amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Shumica prej nesh përpiqet të shmangë ose të injorojë emocionet. Ne madje mund të pyesim nëse besimi dhe ndjenjat tona janë armiq. Por gjatë kohës së Tij në tokë, Jezusi i përjetoi thellë emocionet. Ai nuk ishte shumë larg nga ne. Ai është me ne—madje edhe në emocionet tona. Në këtë Plan Biblik 7-ditor nga Pastor Craig Groeschel të serisë Emocionet, do të shohim se si Jezusi jetoi, për të zbuluar se si ndjenjat tona mund të rrisin besimin tonë.
More