T’i besosh Perëndisë është mirë pavarësisht çdo gjëjeShembull
Të bëhesh një gjetës i mirë
Të kërkojmë mirësinë e Perëndisë çdo ditë na ndihmon që të presim gjëra të mira të shfaqen në jetën tonë. Mirësia e Perëndisë nuk është e fshehur dhe favori i Tij nuk shfaqet i kufizuar. …ne na duhet të kemi sy që kërkojnë të gjejnë. Jo gjithmonë jemi të vetëdijshëm për favorin e Perëndisë, prandaj Apostulli Pal u lut që miqtë e tij të ndriçoheshin.
Pali i shkroi kishës së Efesit dhe u tha se po lutej që “sytë e zemrës [së tyre] të mund të ndriçoheshin”. Me pak fjalë: na rrethon mirësia. Kur filloj të shikoj për gjërat e mira në jetën time, e kuptoj që ato mund të gjenden kudo, edhe në vende që s’ma merr mendja. Ndonjëherë kur favori i Perëndisë është më pak i dukshëm, është duke bërë më të mirën për ne. Stërviti sytë për të parë të mirën dhe vëzhgo se si e mira zbulohet në çdo situatë.
Favori i Perëndisë mund të vijë te ty prej qëndrimit dhe mendësisë suaj dhe të mbahet larg jush po për shkak të qëndrimit dhe mendësisë suaj jo të duhur. Favori mund të jetë i paanshëm nga një person në tjetrin, por kjo nuk do të thotë se është në përputhje me qëndrimet dhe mendësitë e të gjithëve. Kur zgjedhim të jemi një gjetës i mirë, kjo e rrit favorin e Perëndisë në jetën tonë.
Mendoni për këtë: Si mund të filloni të stërvitni sërish mendjen tuaj që të përqendrohet te gjërat e mira?
LUTU: Faleminderit Perëndi që më ke dhënë mundësinë për të ripërtërirë mendjen time, në mënyrë që unë të shoh më shumë nga e mira që është pjesë e jetës sime. Unë dua të bëhem një gjetës i mirë në mënyrë që të mund të mendoj dhe të pres më shumë nga favori Yt çdo ditë. Në emrin e Jezusit. Amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Sot ka mesazhe të caktuara, si jashtë dhe brenda kishës, të cilat kanë njollosur mesazhin e vërtetë të favorit të Perëndisë. Realiteti është se Zoti nuk është i detyruar të na sigurojë gjëra të mira - por se atij i pëlqen ta bëjë! 5 ditët e ardhshme mund të ju ndihmojnë të kini një pamje të re me sytë që shohin përmes shtrembërimeve të përditshme dhe të shihni të mirën e pamohueshme dhe ekstravagante të Perëndisë.
More