T’i besosh Perëndisë është mirë pavarësisht çdo gjëjeShembull
Favori i Familjes
Favori i Zotit rrjedh natyrshëm në jetën tonë, ashtu si favori i një babai rrjedh në jetën e fëmijëve të tij. (Dhe Ai është pamja më e madhe e një ati që mund të ëndërroje ose imagjinoje ndonjëherë.) Perëndia të do. Ai të konsideron fëmijën e tij, dhe kjo të bën marrës të bekimeve te tij.
Mos u ndje sikur ke nevojë tu kërkosh falje njerëzve, ose te legjitimoni mirësinë e Zotit për ata që nuk bien dakord dhe nuk ju kuptojnë. Gjithmonë do ketë njerëz që mezi presin të kritikojnë fitoren tuaj ose të injorojnë bekimin që ju vjen në kohën e duhur, sepse mendojnë që është dikush tjetër që e meriton më shumë. Në fakt, nëse ndonjëherë e ke menduar që dikush nuk e meriton bekimin që kanë marrë (hej, të gjithë e kemi bërë këtë ...), ndoshta ke të drejtë! Por këtu është momenti i kthjellët i së vërtetës për të gjithë ne: nuk mund të përbuzim një favor të pamerituar në jetën e dikujt tjetër nëse ne do ta pranojmë për veten tonë.
Kur fillojmë ta kuptojmë që favori është një shprehje e hirit të Zotit, jemi në gjendje të kuptojmë se favori që marrim, ashtu si dhe hiri, është jo sipas asaj që meritojmë. Mendoni për pak: Cilat janë disa shembuj në jetën tuaj ku ke marrë favor të papritur ose të pamerituar?
LUTU: Perëndi, faleminderit që je një Atë për mua. Pavarësisht se si ka qenë babai im tokësor, ti je një Atë bujar dhe ke një favor të vazhdueshëm për të ardhmen time. Më mëso sot të pranoj favorin e familjes që ke vendosur mbi mua si fëmija yt. Në emrin e Jezusit. Amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Sot ka mesazhe të caktuara, si jashtë dhe brenda kishës, të cilat kanë njollosur mesazhin e vërtetë të favorit të Perëndisë. Realiteti është se Zoti nuk është i detyruar të na sigurojë gjëra të mira - por se atij i pëlqen ta bëjë! 5 ditët e ardhshme mund të ju ndihmojnë të kini një pamje të re me sytë që shohin përmes shtrembërimeve të përditshme dhe të shihni të mirën e pamohueshme dhe ekstravagante të Perëndisë.
More