Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

T’i besosh Perëndisë është mirë pavarësisht çdo gjëjeShembull

Believing God Is Good No Matter What

DITA 1 NGA 5

Nuk ka mirësi veç Perëndisë.

Disa njerëz supozojnë një Perëndi që zemërohet shumicën e kohës dhe se mirësia e tij zgjat vetëm një çast, por Bibla na tregon vetëm të kundërtën! Ju jeni gjithmonë bebja e syrit të Tij edhe kur ndiheni të frikësuar.

Perëndia e ka hedhur pas atë gjë të keqe që keni bërë apo atë gjë të tmerrshme që keni thënë. Ai mund të ketë qenë i zemëruar apo i zhgënjyer në atë moment, por Ai e ka hedhur pas atë. A e keni bërë edhe ju? Ju nuk duhet të shqetësoheni për mospasjen e favorit të Tij për shkak të dështimit.

Mirësia e Perëndisë është e vazhdueshme dhe nuk mbaron kurrë. Favori i Tij është gjithnjë përreth nesh, në ne dhe me ne. Favori i Zotit është përgjithmonë!

Në të vërtetë, mirësia nuk ekziston pa Perëndinë; ajo nuk e ka origjinën nga vetja; jashtë apo pa Atë. Përfundimisht nuk është diçka që buron nga qeniet njerëzore (A duhet t'i stërvitni fëmijët tuaj të jenë të këqij apo të mirë?).

Perëndia është burimi i gjithë mirësisë dhe i çdo gjëje të mirë. Disa njerëz ende e ndajnë të mirën nga Perëndia, e cila mund të përkeqësojë nevojën e njerëzimit për të falënderuar, nderuar dhe adhuruar atë.

Ky studim ka të bëjë me fillimin e udhëtimit për t'i stërvitur sytë për të parë të mirën e padukshme të Perëndisë dhe se si duket pëlqimi i tij në jetën tuaj të përditshme. Për 5 ditët e ardhshme ju do të filloni të shihni jetën tuaj përmes lentave të favorit të Perëndisë.

Mendoni për këto: Cilat janë disa gjëra të mira në jetën tuaj që janë të lehta për t'u lënë pas dore?

LUTU: Zot, faleminderit që je i pranishëm në jetën time. Më ndihmo të hap sytë për të parë se ti je burimi i të gjitha gjërave të mira dhe që ti sjell favor në jetën time çdo ditë. Në emrin e Jezusit. Amen.

Dita 2

Rreth këtij plani

Believing God Is Good No Matter What

Sot ka mesazhe të caktuara, si jashtë dhe brenda kishës, të cilat kanë njollosur mesazhin e vërtetë të favorit të Perëndisë. Realiteti është se Zoti nuk është i detyruar të na sigurojë gjëra të mira - por se atij i pëlqen ta bëjë! 5 ditët e ardhshme mund të ju ndihmojnë të kini një pamje të re me sytë që shohin përmes shtrembërimeve të përditshme dhe të shihni të mirën e pamohueshme dhe ekstravagante të Perëndisë.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Grupin Botues WaterBrook Multnomah që siguroi këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: www.goodthingsbook.com