Të Vendosësh Qëllime të Perëndishme Shembull
Fillova të bëja një skicë të personazhit të gruas, tek Fjalët e Urta 31 në vitin 2006. E shkruajta idenë për një titull libri, duke u bazuar tek ajo që kisha shkruar në vitin 2012. Në 2013 fillova të jepja mësim rreth atyre që kisha mësuar.
"I famshëm në qiell dhe në shtëpi" nuk u publikua deri në vitin 2016...afërsisht një dekadë pasi kisha filluar të mbaja shënime për të.
Të shkruash një libër është e mundishme. Më duhej të kisha disa orë në dispozicion në një kohë të caktuar, ku mund të futesha në një ritëm përqëndrimi, duke e ditur se fëmijët e mi ishin nën përkujdesin e dikujt, të lumtur dhe të sigurt.
Ajo periudhë nuk erdhi deri në 2016... kështu që libri nuk u bë deri në 2016.
Prandaj, pasi i shkruan qëllimet e tua, merr parasysh me kujdes periudhën që ndodhesh momentalisht dhe detyrën e veçantë që Perëndia s'ja ka dhënë askujt tjetër, përveç teje(si për shembull të qënit fëmija i Tij, roli yt në familjen tënde, etj),dhe siguro që asnjë nga qëllimet në listën tënde, të kthehet në një pengesë për ato prioritete.
Perëndi, ne nuk duam të jemi të suksesshëm në këtë jetë, në gjëra që nuk kanë vlerë. Na jep zgjuarsi. Na ndihmo të nderojmë prioritetet tona. Na ndihmo ta vlerësojmë detyrën që Ti na e ke dhënë vetëm neve. Ndoshta nuk do të na sjellë shumë duartrokitje, por Zot, ne e dimë se shpërblimi Yt na është premtuar kur ne zgjedhim të të bindemi Ty. Na ndihmo të dorëzojmë gjithçka tek Ti. Ne të besojmë Ty. Amen
Poshtë-Shënim: Lajme të mira--tani ti je gati të vendosësh disa qëllime të reja!
Këtu ndodhet një përmbledhje e shpejtë, e cila do të të ndihmojë ti vlerësosh qëllimet që ke vendosur, duke u bazuar në atë që kemi parë shtatë ditët e fundit (plus disa këshilla bonus!):
1. A i plotësojnë qëllimet që kam, prioritetet dhe vlerësimet e mia?
2. A konkurojnë qëllimet e mia njëra-tjetrën apo e ndërtojnë njëra-tjetrën?
3. A janë qëllimet e mia specifike?
4. A kërkohet fuqia e Perëndisë dhe përpjekja ime për të arritur këto qëllime?
5. Kujt i kam treguar, dhe kush po lutet me mua për qëllimet e mia?
6. A më shtyjnë qëllimet e mia drejt zemërgjerësisë?
7. A më ndihmojnë qëllimet e mia ta bëj punën time mirë dhe në mënyrë të drejtë?
8. Sido që të jetë rezultati, a mund të jem i kënaqur?
Nëse të pëlqeu ky plan leximi, bashkoju edhe ti komunitetit tonë për gra, të cilat synojnë ta vendosin Perëndinë të PARIN në jetën e tyre, shtëpi dhe punë. Shiko një mësim plotësues. këtu.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Qëllimet janë të mira, për sa kohë ato na çojnë në drejtimin e Perëndisë. Në qoftë se po mendon të vendosësh disa qëllime për veten tënde, përdor këtë plan si një udhëzues për t'u siguruar që ajo për të cilën je duke punuar të mban në mision për Krishtin.
More