Të Vendosësh Qëllime të Perëndishme Shembull
Kjo jetë është e shkurtër. Kjo botë nuk është shtëpia jonë.
Kështu që pse duhet t'i harxhojmë energjinë tona për qëllime të caktuara, kur ndikimi i tyre përfundon këtu?
Këtu qëndron e vërteta: gjithmonë do të kesh mundësi të marrësh lavdinë, për arritjet e tua personale. Do kesh shumë mundësi për ta bërë për veten tënde.
Suksesi është ndjenjë e mirë. Do të ishte e thjeshtë ta mashtroje veten, duke besuar se i ke fituar dhe i meriton arritjet.
Por puna që bën, të jep gjithashtu një mundësi që t'i japësh lavdi Perëndisë.
Ta dorëzosh lavdinë, në të vërtetë mund të jetë përgjegjësia jote. Kjo kërkon kurajo dhe përulësi, por duhet të kujtojmë se mesazhi i Perëndisë bëhet i paqartë për ata që na rrethojnë, kur ne e mbajmë lavdinë për veten tonë.
Zgjedhja që bëjmë ka rëndësi, prandaj përpara se duartrokitjet të na joshin, le të shkojmë qëllimisht përpara vetes tonë në çdo qëllim që vendosim:
Kur ta arrish këtë qëllim, si do t'i japësh lavdi Perëndisë?
Ndërsa punon për qëllimin, si do të siguroje në mënyrë të qëllimshme, që ata rreth teje të kujtohen vazhdimisht për Jezusin gjatë rrugëtimit tënd?
Perëndi, të falenderojmë për gatishmërinë Tënde për të na përdorur. Ne e dimë se jeta jonë është e shkurtër këtu dhe ne jemi krijuar të të sjellim Ty lavdi. E dimë që na ke dhënë si detyrë të jetojmë për Ty dhe tu tregojmë të tjerëve për Ty. Të lutemi–merre Ti lavdinë për çdo gjë që ne bëjmë këtu. Na përdor, por qëndro Ti në qendër të vëmendjes. Të duam. Amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Qëllimet janë të mira, për sa kohë ato na çojnë në drejtimin e Perëndisë. Në qoftë se po mendon të vendosësh disa qëllime për veten tënde, përdor këtë plan si një udhëzues për t'u siguruar që ajo për të cilën je duke punuar të mban në mision për Krishtin.
More