Gjetja e Kohës Për Pushim Shembull
Shkëputu nga Shpërqendrimet.
Nëse nuk merr kohë të qëndrosh larg nga bota përreth teje, do të shkatërrohesh nga bota përreth teje. - Erwin McManus
Një nga përkufizimet e pushimit është të jesh i lirë nga ankthi ose shqetësimi. Në këtë kohë në jetët tona, ne mund të gjejmë lehtësisht gjëra që mund të shqetësojnë pushimin tonë, si dhe të shkaktojnë ankth. Ato mund të jenë të këndshme në moment dhe duken sikur na freskojnë, por në fund të fundit, ne jemi të shteruar nga pushimi i vërtetë.
Shumë njerëz po flasin për mënyra të ndryshme, për t'u shkëputur nga bota jonë jashtëzakonisht e lidhur. Ka libra, artikuj, mesazhe audio, dhe mesazhe që na japin tre hapa për të mos u mbingarkuar nga gjërat që na tërheqin vëmendjen. Por jo të gjithë shpërqëndrohen nga të njëjtat gjëra. Ajo që shpërqendron një person nuk është një luftë për tjetrin.
Për t’u shkëputur nga shpërqendrimet në jetën tonë, duhet të marrim parasysh disa gjëra. Së pari, duhet të dimë se çfarë na tërheq vëmendjen. Ato gjëra që na largojnë nga e rëndësishmja sepse ato ose i ndjejmë si urgjente ose janë thjesht argëtuese për t’u shijuar. Dhe së dyti, duhet të jemi të gatshëm të përcaktojmë axhendat tona në mënyrë që njerëzit më të rëndësishëm në jetën tonë, të mos ndihen si shpërqëndrime.
Çfarëdo që të jetë ajo gjë që vjedh paqen dhe pushimin nga ne, duhet të vendosim disa kufij. Ndoshta pasi ta kemi lexuar atë fjali, të gjithë e dimë saktësisht se çfarë është. Në vend që t'i lëmë shpërqendrimet të na tërheqin nga pushimi dhe njerëzit më të rëndësishëm në jetën tonë, ndoshta ne ...
- ... nuk duhet të hapim kompjuterin për punë ndërsa fëmijët tanë janë zgjuar.
- ... të zgjedhim të përqendrohemi tek e mira në vend që të shpërqendrohemi nga shqetësimet e botës.
- ... të vendosim një zile specifike në telefon për familjarët tanë dhe të lëmë që të tjerat të shkojnë si mesazh zanor.
- ... të zgjedhim të mos shikojmë TV deri në fundjavë.
- ... të lëmë mënjanë planet tona për të ardhmen, në mënyrë që të jetojmë në të tashmen.
- ... të caktojmë afat kohorë për disa faqe interneti, aplikacione ose video lojëra.
Nëse e gjejmë veten në një vend të vazhdueshëm ankthi dhe ndjenjash shqetësimi, duhet të ulim apo edhe të eliminojmë gjëra të tilla që na bëjnë të ndihemi në atë mënyrë. Nuk do të jetë e lehtë. Çdo gjë që vlen të kesh kërkon punë dhe sakrificë. Le të mos kalojmë një ditë tjetër, ku ne lejojmë shpërqendrimet e kësaj bote të na mbajnë nga pushimi më i mirë i Zotit për ne.
Reflekto
- Cila është gjëja më e madhe që të shpërqëndron nga pushimi i vërtetë?
- Cilat hapa duhet të ndërmarrësh sot për të hequr ose kufizuar këto shpërqendrime në jetën tënde?
- Shkruaj çdo zbulesë që Zoti të flet përmes leximit të sotëm së Biblës ose devocionalit.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Varësia nga puna dhe zelli i vazhdueshëm për të punuar shpesh janë duartrokitur në botën tonë, dhe kjo mund të jetë një sfidë për të pushuar. Për të realizuar rolet dhe planet tona në mënyrë efektive, ne duhet të mësojmë të pushojmë ose nuk do të na mbetet asgjë tjetër për të dhënë kontributin tonë për ato që duam dhe për qëllimet që kemi caktuar. Le të kalojmë pesë ditët e ardhshme duke mësuar rreth pushimit dhe si mund të përfshijmë ato që kemi mësuar në jetën tonë.
More