Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Gjetja e Kohës Për Pushim Shembull

Making Time To Rest

DITA 2 NGA 5

Medito në Fjalën e Zotit.

Sa më shumë të lexosh Biblën; dhe sa më shumë të meditosh në të, aq më shumë do të mahnitesh me të. - Charles Spurgeon

Shumë ndjekës të Krishtit nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë në të vërtetë meditimi. Kur meditojmë për diçka thjesht po përqendrojmë mendimet tona. Për të kuptuar se çfarë do të thotë të meditosh në Fjalën e Zotit, le të lexojmë përshkrimin e Pastor Rick Warren. Ai thotë, "Çuditërisht, nëse di të shqetësohesh, ti tashmë di se si të meditosh në Fjalën e Perëndisë. Shqetësim është kur merr një mendim negativ dhe mendon për atë pa pushim. Kur merr një fragment të Shkrimit të Shenjtë dhe mendon për atë pa pushim, ky quhet meditim. "

Bibla përmend meditimin mbi njëzet herë dhe na thërret të meditojmë mbi Fjalën e Zotit. Kjo është një praktikë e dobishme për të përfshirë në kohën tonë të përditshme me Zotin, pasi siguron një pushim mendor dhe emocional për ne, si dhe rritje shpirtërore.

Ndërsa kalojmë kohë duke lexuar Biblën çdo ditë, mund të shohim thellë në fragmentet dhe të fillojmë një bisedë me Perëndinë. Në mënyrë që të kuptojmë se si të meditojmë për një varg ose dy, le të analizojmë Efesianëve 4:31-32 i cili thotë, "Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi. Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin. ”

Le ta lexojmë përsëri dhe të pyesim Zotin:

A kam hidhërim?
A jam një person i zemëruar?
A janë fjalët e mia të ashpra?
A është zemra ime e butë?
A i fal të tjerët lirshëm?

Atëherë, ne dëgjojmë dhe presim zërin e fuqishëm, por të butë të Perëndisë. Rrallëherë do të jetë i dëgjueshëm por do të dimë se çfarë po na thotë Ai. Ne mund të lejojmë që këto meditime të Shkrimit të Shenjtë të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës, duke na bërë të vetëdijshëm për çdo hidhërim, zemërim, ashpërsi, zemërngurtësi, ose mosfalje që po përpiqet të rrëmbejë mendimet tona.

Kjo është të meditosh mbi Fjalën e Zotit.

Të vërtetat nga Shkrimi i Shenjtë futen thellë në shpirtrat tanë kur meditojmë në Fjalën e Zotit. Meditimi na siguron një nivel të ri të pushimit sepse ne po shpenzojmë energjinë tonë mendore duke menduar për Fjalën e Zotit dhe jo duke e mbytur mendjen me shqetësimet e botës. Jo vetëm kaq, por ne kemi fuqinë t'i zbatojmë këto fjalë jetë ndryshuese nga Zoti në jetën tonë. Nuk mund të jetë ndryshe veçse të bëhemi gjithçka që Zoti dëshiron të jemi, kur bëjmë këtë lloj përpjekjeje.

Reflekto

  • Zgjidh një fragment nga leximi i sotëm, ose një tjetër sipas dëshirës tënde, dhe medito në të. Ndërsa lexon përmes tij, kërkoi Zotit të të tregojë se ku po i bindesh Atij dhe ku duhet të bësh ndryshime për rritje shpirtërore. Lejo këtë zbulim të ri të përshkojë mendimet e tua gjatë gjithë ditës tënde.
  • Shkruaj çdo zbulesë që Zoti të flet përmes leximit të sotëm të Biblës ose të devocionalit.
Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Making Time To Rest

Varësia nga puna dhe zelli i vazhdueshëm për të punuar shpesh janë duartrokitur në botën tonë, dhe kjo mund të jetë një sfidë për të pushuar. Për të realizuar rolet dhe planet tona në mënyrë efektive, ne duhet të mësojmë të pushojmë ose nuk do të na mbetet asgjë tjetër për të dhënë kontributin tonë për ato që duam dhe për qëllimet që kemi caktuar. Le të kalojmë pesë ditët e ardhshme duke mësuar rreth pushimit dhe si mund të përfshijmë ato që kemi mësuar në jetën tonë.

More

Ky Plan Biblik u krijua dhe u bë i mundur nga YouVersion.