Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Gjetja e Kohës Për Pushim Shembull

Making Time To Rest

DITA 1 NGA 5

Çfarë do të thotë të pushosh?



Programet tona duket se po bëhen më të ngjeshura çdo muaj që kalon. Kur përpiqemi të mblidhemi së bashku me miqtë, jemi të befasuar që mbrëmja tjetër e lirë është më shumë se një muaj larg. Janë aktivitetetet e fëmijëve tanë, eventet në kishë, projektet e punës, festat për ditëlindje dhe pushimet verore. Ne kemi programuar dhe planifikuar tërë jetën tonë, duke duke lënë pak ose aspak vend, për çdo gjë që mund të na përtërij dhe të na ofrojë pushim.



Shumë shpesh mendojmë se të pushosh do të thotë të jesh dembel. Do të thotë që mund të qetësohemi plotësisht në shtëpi dhe të mos bëjmë absolutisht asgjë. Megjithëse mund të ketë një pjesë të kësaj në kohën tonë të çlodhjes, por gjithsesi kjo nuk është e gjitha.



Pushimi ka të bëjë me rigjenerimin.

Është të kuptojmë kur jemi të lodhur, të rraskapitur dhe duhet të marrim frymë thellë për një farë kohe. Është të kuptojmë kufijtë tanë dhe si po i menaxhojmë nevojat e jetës sonë të përditshme. Në mënyrë që trupat tanë të shërohen plotësisht, duhet të marrim pushim të bollshëm, që përfshin fjetjen e mirë gjatë natës. Nëse e gjejmë veten të lodhur vazhdimisht, do të ishte e mençur për ne që të vlerësonim jo vetëm sasinë e gjumit të natës që po marrim, por edhe në çfarë kohe po e marrim.



Pushimi ka të bëjë me freskimin.

Është të mësojmë se çfarë na jep energji dhe çfarë jo. Është të zgjedhim të përfshijmë aktivitete ose pushim, që do të sjellin momente freskuese në shpirtrat tanë. Nëse vazhdojmë të bëjmë gjëra që na rraskapitin kur duhet të gjejmë gjëra që na mbushin, freskimi nuk do të vijë kurrë. Ne duhet të bëjmë më shumë depozitim në këtë kovë sesa tërheqje gjatë kohës sonë të pushimit.



Pushimi ka të bëjë me përtëritjen.

Është të përjetojmë një përtëritje të thellë në të gjitha pjesët e jetës sonë. Është të kalosh kohë me Perëndinë, në mënyrë që të bëhemi të ri shpirtërisht. Ndërsa ne mund të duam të bëjmë gjëra të caktuara që na freskojnë mendërisht, në fund, na duhet që shpirtrat tanë të freskohen duke kaluar kohë me Perëndinë çdo ditë.



Gjatë katër ditëve të ardhshme, do të zbulojmë disa mënyra për të gjetur prehje për trupat, mendjet dhe shpirtrat tanë. Do të mësojmë se si të përfshijmë rutinat që bëhen zakone të përditshme. Dhe duke bërë kështu, do të jemi në rrugën tonë drejt eliminimit të varfërimit mendor, emocional, shpirtëror dhe fizik nga jeta jonë.



Reflekto




  • Kur mendon të pushosh, a të duket si një gjë e pamundur?

  • Në cilën zonë të jetës tënde mendon se ka më shumë nevojë për pushim? Trup, mendje apo shpirt?

  • Shkruaj çdo shpallje që Zoti po të flet përmes leximit të Biblës ose devocionalit të sotëm.

Dita 2

Rreth këtij plani

Making Time To Rest

Varësia nga puna dhe zelli i vazhdueshëm për të punuar shpesh janë duartrokitur në botën tonë, dhe kjo mund të jetë një sfidë për të pushuar. Për të realizuar rolet dhe planet tona në mënyrë efektive, ne duhet të mësojmë...

More

Ky Plan Biblik u krijua dhe u bë i mundur nga YouVersion.

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë