Të përjetosh përtëritjen e PerëndisëShembull
Perëndia ka një qëllim për secilin prej nesh. Disa prej nesh e dinë qëllimin e tyre, ndërsa të tjerë janë ende në procesin e zbulimit. Kur njihemi me qëllimin tonë, Perëndia e përdor këtë për të na aftësuar të ripërtërijmë mbretërinë e Tij, po për të ripërtërirë mbretërinë e Tij, ne duhet të ripërtërijmë vazhdimisht qëllimin dhe veten tonë. Mos e lejo qëllimin e Perëndisë për jetën tënde të bëhet bajat dhe i vjetruar për ty. Lejoje Perëndinë të ripërtërijë qëllimin e Tij në një mënyrë të tillë që të jetë po aq i freskët sa në ditën kur e zbulove atë për herë të parë. Kërkoji Atij të zgjerojë qëllimin tënd dhe të të bëjë të njohur në mënyrë specifike mënyrat që mund të ndihmosh për të ripërtërirë mbretërinë e Tij ashtu si Ai ka ripërtërirë jetën dhe qëllimin tënd.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Të jesh një krijim i ri në Krishtin do të thotë që ne jemi duke u ripërtërirë vazhdimisht përmes Tij. Perëndia ripërtërin zemrat, mendjet dhe trupin tonë. Ai madje ripërtërin qëllimin tonë. Gjatë këtij plan leximi 5 ditor, ju do të zhyteni më thellë në atë që Fjala e Perëndisë thotë për ripërtëritjen. Çdo ditë do të marrësh një lexim nga Bibla dhe devocion të shkurtër që do të të ndihmojnë të reflektosh mbi mënyrat e ndryshme që ne përjetojmë ripërtëritjen e Perëndisë.
More
We would like to thank Life.Church for providing this plan. For more information, please visit: www.life.church