Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Të përjetosh përtëritjen e PerëndisëShembull

Experiencing God's Renewal

DITA 4 NGA 5

1 Korintasve 6:19-20 na jep një kujtues miqësor për rëndësinë e ripërtëritjes jo vetëm të asaj që është përbrenda, por edhe të asaj që është përjashta. Mendo rreth kësaj për një çast. Trupat tanë janë tempuj të Frymës së Shenjtë dhe duhen trajtuar si të tillë. A do ta lejoje godinën e kishës tënde të rrëzuar ose të hidhëruar? Sigurisht që jo! Nëse kishës suaj do t'i nevojiteshin riparime, ju do ta rinovonit kishën tuaj, që ajo të qëndronte si një fener ndriçues i dashurisë së Krishtit në komunitetin tuaj. Prandaj, a nuk duhet t'i trajtojmë trupat tanë njëlloj dhe t'i përtërijmë ata vazhdimisht, që ata të mund të kryejnë qëllimin e Perëndisë për jetët tona? Në çfarë mënyra duhet të ripërtërish trupin tënd? Ripërtëritja mund të duket ndryshe për gjithsecilin. Për disa mund të jetë nevoja për t'u ushtruar pak më shumë ose për një dietë më të mirë. Mund të jetë nevoja për shërim fizik. Për të tjerë, mund të jetë të lejosh Perëndinë të të ripërtërijë nga një mëkat seksual i së kaluarës. Zbulo se ku ke nevojë për ripërtëritje për trupin tënd dhe lejoje Perëndinë të kryejë shërimin e Tij në jetën tënde.

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Experiencing God's Renewal

Të jesh një krijim i ri në Krishtin do të thotë që ne jemi duke u ripërtërirë vazhdimisht përmes Tij. Perëndia ripërtërin zemrat, mendjet dhe trupin tonë. Ai madje ripërtërin qëllimin tonë. Gjatë këtij plan leximi 5 ditor, ju do të zhyteni më thellë në atë që Fjala e Perëndisë thotë për ripërtëritjen. Çdo ditë do të marrësh një lexim nga Bibla dhe devocion të shkurtër që do të të ndihmojnë të reflektosh mbi mënyrat e ndryshme që ne përjetojmë ripërtëritjen e Perëndisë.

More

We would like to thank Life.Church for providing this plan. For more information, please visit: www.life.church