Përse Pashka?Shembull
Çfarë duhet të bëjmë?
Dhiata e re sqaron se duhet të bëjmë diçka për të pranuar dhuratën që Zoti ofron. Ky është një veprim besimi. Gjoni shkruan se Zoti e deshi aq shumë botën, sa i dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme ’(Gjoni 3:16).
Besimi mbart ne vetvete një veprim premtimi, bazuar në gjithçka që dimë për Jezusin. Nuk është besim i verbër. Po e vendos besimin tonë tek një person. Në njëfarë mënyre, është si hapi i besimit i ndërmarrë nga nusja ose dhëndri kur thonë: "Po pranoj" në ditën e tyre të dasmës.
Mënyra se si njerëzit e ndërmarrin këtë hap besimi ndryshon jashtëzakonisht shumë, por unë dua të përshkruaj një mënyrë në të cilën ti mund ta bësh këtë hap besimi tani. Mund të përmblidhet nga tre fjalë shumë të thjeshta:
'Më vjen keq'
Ti duhet t'i kërkosh Zotit të të falë për të gjitha gjërat që ke bërë gabim dhe të ktheheh nga gjithçka që di se është e gabuar në jetën tënde. Kjo është ajo që Bibla nënkupton me "pendim".
"Faleminderit"
Ne besojmë se Jezusi vdiq për ne në kryq. Ti duhet ta falënderosh atë që vdiq për ty dhe për ofertën e dhuratës së tij të lirë të faljes, lirisë dhe Frymës së tij.
'Të lutem'
Zoti kurrë nuk e detyron rrugën e tij në jetën tonë. Ti duhet ta pranosh dhuratën e tij dhe ta ftosh atë të vijë dhe të jetojë brenda teje me Shpirtin e tij.
Nëse dëshiron të kesh një marrëdhënie me Zotin dhe të jesh i gatshëm t'i thuash këto tri gjëra, atëherë këtu është një lutje shumë e thjeshtë për të cilën mund të lutesh dhe e cila do të jetë fillimi i asaj marrëdhënieje:
Zoti Jezus Krisht,
Më vjen keq për gjërat që kam bërë gabim në jetën time (merrni disa momente për të kërkuar faljen e tij për ndonjë gjë të veçantë që është në ndërgjegjen tuaj).Të lutem më fal. Tani kthehem nga gjithçka që di se është e gabuar.
Faleminderit që vdiqe në kryq për mua, në mënyrë që të falja dhe të lihesha i lirë.
Faleminderit që më ofron falje dhe dhuratën e Frymes tende. Tani e marr atë dhuratë.
Të lutem hy në jetën time me Frymën tënde të Shenjtë për të qenë me mua përgjithmonë.
Faleminderit, Zot Jezus. Amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Çfarë është kaq e rëndësishme për Pashkën? Pse ka kaq shumë interes për një person të lindur 2000 vjet më parë? Pse janë kaq shumë njerëz të ngazëllyer për Jezusin? Pse kemi nevojë për të? Pse erdhi? Pse vdiq? Pse duhet të shqetësohet dikush për ta zbuluar? Në këtë plan 5-ditor, Nicky Gumbel ndan përgjigje bindëse për shumë pyetje.
More