Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Përse Pashka?Shembull

Why Easter?

DITA 1 NGA 5

Pse kemi nevojë për Jezusin?

Ti dhe unë u krijuam për të jetuar në një marrëdhënie me Perëndinë. Derisa ta gjejmë atë marrëdhënie, gjithmonë do të mungojë diçka në jetën tonë. Si rrjedhim, ne shpesh jemi të vetëdijshëm për një hendek. Një këngëtare rroku e përshkroi këtë duke thënë: "Unë kam një zbrazëti thellë brenda vetes."

Një grua, në një letër që më kishte drejtuar, shkruajti për një "boshllëk shumë të thellë". Një tjetër vajzë e re foli për "një copëz të humbur në shpirtin e saj".

Njerëzit përpiqen ta mbushin këtë zbrazëti në mënyra të ndryshme. Disa përpiqen të mbyllin hendekun me para, por kjo nuk kënaq. Aristotel Onassis, i cili ishte një nga burrat më të pasur në botë, tha në fund të jetës së tij: "Milionat jo gjithnjë na shtojnë më shumë atë që i duhet një njeriu nga jeta."

Të tjerët provojnë drogë ose alkool me tepri ose lidhje seksuale. Një vajzë më tha: ‘Këto gjëra na japin kënaqësi të menjëhershme, por ato të lënë të zbrazët më pas. Mund të mos ketë asgjë të gabuar në vetvete, por ata nuk e plotësojnë atë uri thellë brenda çdo qenieje njerëzore.

Edhe marrëdhëniet më të afërta njerëzore, sado të mrekullueshme ato janë, nuk e plotësojnë vetë këtë ‘zbrazëti thellë brenda.’ Asgjë nuk do ta plotësojë këtë boshllëk përveç marrëdhënies me Perëndinë për të cilën jemi krijuar.

Sipas Dhiatës së Re, arsyeja për këtë zbrazëti është se burri dhe gruaja i kanë kthyer shpinën Zotit.

Jezusi tha, "Unë jam buka e jetës" (Gjoni 6:35). Ai është i vetmi që mund të plotësojë urinë tonë më të thellë, sepse është ai që bën të mundur që marrëdhëniet tona me Zotin të restaurohen.

a) Ai kënaq urinë tonë për kuptim dhe qëllim në jetë

Vetëm në një marrëdhënie me Krijuesin tonë, gjejmë kuptimin dhe qëllimin e vërtetë të jetës sonë.

b) Ai kënaq urinë tonë për jetën përtej vdekjes

Shumica e njerëzve nuk duan të vdesin. Ne dëshirojmë të mbijetojmë përtej vdekjes. Vetëm tek Jezus Krishti ne gjejmë jetën e përjetshme.

c) Ai kënaq urinë tonë për falje

Nëse jemi të sinqertë, do të duhet të pranojmë se të gjithë bëjmë gjëra që dimë se janë të gabuara. Me vdekjen e tij në kryq, Jezusi bëri të mundur që ne të faleshim dhe të rikthehemi në një marrëdhënie me Perëndinë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Why Easter?

Çfarë është kaq e rëndësishme për Pashkën? Pse ka kaq shumë interes për një person të lindur 2000 vjet më parë? Pse janë kaq shumë njerëz të ngazëllyer për Jezusin? Pse kemi nevojë për të? Pse erdhi? Pse vdiq? Pse duhet të shqetësohet dikush për ta zbuluar? Në këtë plan 5-ditor, Nicky Gumbel ndan përgjigje bindëse për shumë pyetje.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Alpha dhe Nicky Gumbel që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: https://alpha.org/