Përse Pashka?Shembull
Përse erdhi Ai, dhe përse vdiq?
Jezusi është i vetmi person që bëri zgjedhjen të vijë në këtë botë përmes lindjes, dhe është ndër të paktët që ka zgjedhur të vdesë. Ai tha që arsyeja për ardhjen e Tij ishte që të vdiste për ne. Ai erdhi për të dhënë jetën e vet si shpengim për shumë njerëz. (Marku 10:45)
Jezusi tha se Ai vdiq "për" ne. Fjala "për" nënkupton " në vend të". Ai e bëri këtë sepse Ai na donte ne, dhe nuk dëshironte që ne të paguanim dënimin e të gjitha gjërave që i kemi bërë gabim. Në kryq, Ai po thoshte "Unë do t'i marr të gjitha ato gjëra mbi veten time". Ai e bëri këtë për ty, dhe Ai e bëri këtë për mua. Nëse ti ose unë do të ishim personat e fundit në botë, Ai do ta bënte këtë për ne. Pali shkruan për "Birin e Perëndisë, i cili më deshi dhe e dha veten për mua" (Galatasve 2:20). Ishte për shkak të dashurisë që kishte për ne, që e dha jetën e Tij si shpengim.
Fjala "shpengim" vjen nga tregu i skllevërve. Një person me zemër të mirë mund të blejë një skllav dhe më pas ta lërë të lirë- por fillimisht duhet të paguhet çmimi i shpengimit. Jezusi e pagoi, me gjakun e Tij në kryq, çmimin e shpengimit që të na bënte ne të lirë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Çfarë është kaq e rëndësishme për Pashkën? Pse ka kaq shumë interes për një person të lindur 2000 vjet më parë? Pse janë kaq shumë njerëz të ngazëllyer për Jezusin? Pse kemi nevojë për të? Pse erdhi? Pse vdiq? Pse duhet të shqetësohet dikush për ta zbuluar? Në këtë plan 5-ditor, Nicky Gumbel ndan përgjigje bindëse për shumë pyetje.
More