Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Historia e PashkësShembull

The Story of Easter

DITA 7 NGA 7

E DIEL - Në këtë ditë mbresëlënëse, ne do të kalojmë kohë duke përsiatur mbi kryqin, varrin e boshatisur dhe gjithçka që kjo na ka dhënë. Por le të përsiatim edhe mbi detyrën drejt së cilës na thërret kjo ditë për "të shkuar dhe bërë dishepuj...". Ungjilli i pastër që Jezusi u kaloi dishepujve të Tij ishte lajmi i mirë i një hiri që është për t'u përcjellë te të tjerët, jo thjesht për t'u marrë. Jezusi i la dishepujt e Tij të pajisur për të bërë dishepuj të tjerë, për të dhënë fryt. Mund të themi që funksionoi, sepse njerëzit të cilët ata i bënë dishepuj ishin duke bërë dishepuj, gjithashtu. Dhe kështu kjo është përcjellë për dy mijë vjet. Por ndoshta në çdo brez, dhe sigurisht në tonin, ndonjëherë ungjilli që ne përhapim ndryshon në diçka më të dobët. Në vend që të japim vërtet fryt, ne kultivojmë rrush të pafarë. Ndërsa kalojmë kohë në adhurim dhe falënderim para Perëndisë sot për hirin që kemi marrë, le të lutemi që të jemi më shumë të sfiduar se kurrë për t’jua përcjellë këtë hir dhe për ta përjetuar Mandatin e Madh.

Shkrimet e Shenjta

Dita 6

Rreth këtij plani

The Story of Easter

Si do ta kalonit javën e fundit të jetës suaj duke e ditur që do të ishte e fundit? Javën e fundit që Jezusi ishte mbi tokë në formë njerëzore ishte e mbushur me çaste të paharrueshme, profeci të përmbushura, lutje të afërta, diskutime të thella, veprime simbolike dhe ngjarje që ndryshojnë botën. I ndërtuar për të filluar të hënën para Pashkës, çdo ditë e këtij plani leximi të shoqëron përmes kapitujve nga të katër Ungjijtë për të të treguar historinë e javës së shenjtë.

More

Ne do të donim të falënderonim Life.Church që siguroi këtë plan. Nëse doni të mësoni më shumë për Life.Church, ju lutemi vizitoni: www.life.church