Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Historia e PashkësShembull

The Story of Easter

DITA 6 NGA 7

E SHTUNË - Gruaja e theu enën e saj dhe e derdhi të gjithë parfumin. Ajo shpenzoi dorëhapur gjithçka që për të ishte e çmuar. Thyerja e enës e përjashtoi tamam çdo mundësi që të mbante ndopak për veten e saj, atëherë ose më vonë. Ajo dha gjithçka kishte - të kaluar, të tashme dhe të ardhme - për Të. Jezusi tha që njerëzit do e kujtonin gjithmonë dashurinë e saj të mrekullueshme. Më vonë në darkën e fundit, po këto fjalë i hasim sërish. Ai theu trupin e Tij dhe derdhi gjakun e Tij për ne. Këtë radhë kur të lexoni fjalët e Jezusit: "Bëni këtë në përkujtimin tim", mos përfytyroni vetëm bukë dhe lëng rrushi. Konsiderojeni përbashkësinë si një përshkrim të asaj që na thërret të bëjmë. Ai ishte duke na thirrur të bëjmë atë që Ai bëri; të thyhemi dhe të derdhemi. Tërësisht. Mos ki asnjë rezervë. Dorëzoje kontrollin krejt. Kjo do e përkujtojë vërtet atë që bëri Jezusi. Jo vlerësimi i një rituali, por të qenët një përmendore. Si do të dukej në jetën tënde "thyerja dhe derdhja"?

Shkrimet e Shenjta

Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

The Story of Easter

Si do ta kalonit javën e fundit të jetës suaj duke e ditur që do të ishte e fundit? Javën e fundit që Jezusi ishte mbi tokë në formë njerëzore ishte e mbushur me çaste të paharrueshme, profeci të përmbushura, lutje të afërta, diskutime të thella, veprime simbolike dhe ngjarje që ndryshojnë botën. I ndërtuar për të filluar të hënën para Pashkës, çdo ditë e këtij plani leximi të shoqëron përmes kapitujve nga të katër Ungjijtë për të të treguar historinë e javës së shenjtë.

More

Ne do të donim të falënderonim Life.Church që siguroi këtë plan. Nëse doni të mësoni më shumë për Life.Church, ju lutemi vizitoni: www.life.church