Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Historia e PashkësShembull

The Story of Easter

DITA 2 NGA 7

E MARTË - Në figurën e vreshtit, ne duhet të sigurohemi se e dimë se kush jemi. Ne jemi shermendet. Puna jonë e vetme është të mbahemi te Jezusi, vreshti. Duke vepruar kështu ne përmbushim qëllimin tonë të vetëm: të japim fryt. Vërtet e tërë puna tjetër që ndodh në vresht do të kryhet nga vreshtari. Ky është Perëndia. Jo unë. Jo ti. Puna jonë është ta lejojmë Atë të veprojë përmes nesh duke qëndruar të lidhur me vreshtin. Përsiat sot mbi atë se kush je dhe se për çfarë je thirrur të bësh. Të bashkohesh. Të qëndrosh. Të lidhesh. Të mbahesh. Të banosh. Kjo është gjithçka, asgjë tjetër.

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

The Story of Easter

Si do ta kalonit javën e fundit të jetës suaj duke e ditur që do të ishte e fundit? Javën e fundit që Jezusi ishte mbi tokë në formë njerëzore ishte e mbushur me çaste të paharrueshme, profeci të përmbushura, lutje të afërta, diskutime të thella, veprime simbolike dhe ngjarje që ndryshojnë botën. I ndërtuar për të filluar të hënën para Pashkës, çdo ditë e këtij plani leximi të shoqëron përmes kapitujve nga të katër Ungjijtë për të të treguar historinë e javës së shenjtë.

More

Ne do të donim të falënderonim Life.Church që siguroi këtë plan. Nëse doni të mësoni më shumë për Life.Church, ju lutemi vizitoni: www.life.church