Shpresë në ErrësirëShembull
Shkruaj
Nëse duam që besimi ynë të forcohet, ne nuk duhet të ndrydhemi në momentet që besimi ynë është duke u provuar, dhe prandaj, përmes sfidave, besimi ynë forcohet.
—George Mueller
Si sillesh kur jeta të përplaset në fytyrë? Cilat janë përgjigjet e tua të menjëhershme, gjërat që t'i bën për të gjetur qetësim, lehtësim, apo për t'u arratisur?
Duke u përpjekur t’i shmangesh situatave, vetem sa i përkeqëson gjërat. Përfundon akoma më i dëshpëruar, sepse asgjë nuk ka ndryshuar. Ne ndoshta mund të ndihemi dhe në faj, sepse nuk jemi të fortë mjaftueshëm, për të përballuar çfarëdo gjembi që mund të kemi nën lëkurë. Dhe së fundmi, largohemi akoma më shumë, nga Ai i cili mund të na ndihmojë në të vërtetë.
Deri në momentin, që jemi të gatshëm për të patur një bisedë të hapur me Perëndinë, nuk kemi për të gjetur paqe. Por si?
Habakuku na ndihmon drejt zgjidhjes, me tre veprime specifike. Së pari, Habakuku bëri pyetje rreth padrejtësisë së dukshme të Perëndisë. Më pas ai u ndal për të dëgjuar Perëndinë. Së dyti, ai mbajti shënime. Perëndia i tha Habakukut, “Shkruaje vegimin tënd dhe gdhende mbi rrasa, që të mund të lexohet shpejt” (Habakuku 2:2).
Përse Perëndia donte që ai të bënte këtë gjë? Praktikisht, Perëndia i tha Habakukut, “Shkruaje këtë në mënyrë që kur ta tregoj se jam i drejtë dhe i vërtetë, të gjithë do të kujtojnë që jam Perëndia i kësaj bote.”
Kur Perëndia të thotë diçka, shënoje atë, sepse armiku yt shpirtëror, është ekspert në vjedhjen e farës të së vërtetës që Perëndia dëshiron të mbjellë.
Ndoshta je duke menduar, “Të lutem tani, Craig! E kuptoj se çfarë po thua, por nuk jam shumë i mirë për të mbajtur shënime. Është një ide fantastike, por ti pretendon me të vërtetë që unë të marr telefonin, tabletin—ose me keq akoma, një copë letër dhe një laps—dhe të filloj të shkruaj se çfarë Perëndia është duke më thënë?”
Po, pikërisht. E kuptove idenë.
Fakti i të mbajturit shënim fjalët në një letër, ose në telefon krijon një dëshmi, regjistron një kujtim, dhe të ndihmon të të mbajë të përgjegjshëm. Regjistroje mesazhin e Tij.
Vepro: Krijo një plan se si të mbash shënime rregullisht, rreth bisedave të tua me Perëndinë. Më pas, filloje që sot.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ky Plan Biblik është për këdo që është i lënduar dhe nuk e kupton arsyen. Nëse ke humbur diçka, dikë ose besimi yt duket sikur po tendoset deri në pikën sa mund të këputet, atëherë ky Plan Biblik nga Life.Church, i marrë nga libri i Pastorit Craig Groeschel, "Shpresë në Errësirë", mund të jetë pikërisht ajo që të nevojitet. Nëse dëshiron të besosh, por nuk je i sigurt se si ta bësh, ky plan është për ty.
More